00:48 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Deputetë të dehur dhe të droguar, zbardhet vendimi i Byrosë së Kuvendit: Si do t’i kontrollojë Ruçi ligjvënësit

16:05 | 29/10/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Deputetë të dehur dhe të droguar, zbardhet vendimi i Byrosë së Kuvendit: Si do t’i kontrollojë Ruçi ligjvënësit

Byroja e Kuvendit ka miratuar një Udhëzues të Detajuar mbi Kodin e Sjelljes së Deputetëve, ku një ndër pikat e miratuara është edhe kontrolli i deputetëve kur janë të pirë.

Në udhëzuesin e miratuar shpjegohen qartë rastet sesi do të merren masat kur deputetët paraqiten në senaca plenare apo në komisione plenare të dehur ose nën efektin e lëndëve narkotike opo psikotrope.

Sipas udhëzuesit, kryetari i Kuvendit, fton deputetin në konsultë, gjatë së cilës verifikon gjendjen dhe nëse drejtuesi i seancës konstaton se sjellja atipike mund të jetë shkaktuar nga konsumimi i alkoolit dhe/ose substancave narkotike ose psikotrope, këshillon deputetin që të mos hyjë në seancë dhe të largohet nga mjediset e Kuvendit.

“Verifikimi bëhet në ato raste kur ka shkaqe të mjaftueshme për të besuar se sjellja atipike mund të jetë shkaktuar nga konsumimi i alkoolit dhe/ose substancave narkotike ose psikotrope. Për verifikimin e gjendjes së deputetit, nëse konstatimi bëhet gjatë zhvillimit të seancave të mbledhjeve të komisioneve ose të seancës plenare, drejtuesi i seancës ndërpret seancën jo më pak se 10 minuta dhe jo më shumë se 30 minuta.

Drejtuesi i seancës në prezencë të drejtuesit të grupimit parlamentar, të cilit i përket deputeti, fton deputetin në konsultë, gjatë së cilës verifikon gjendjen. Nëse deputeti nuk është pjesë e ndonjë grupi parlamentar, në konsultë ftohen të marrin pjesë drejtuesit e të gjitha grupeve parlamentare. Nëse drejtuesi i seancës konstaton se sjellja atipike mund të jetë shkaktuar nga konsumimi i alkoolit dhe/ose substancave narkotike ose psikotrope, këshillon deputetin që të mos hyjë në seancë dhe të largohet nga mjediset e Kuvendit”, thuhet në udhëzues.

Udhëzuesi parashikon edhe rastet se si do të bëhet largimi i deputetit kur paraqitet në Kuvend në gjendje të dehur ose nën efektin e lëndëve narkotike ose psikotrope. Në të theksohet se, në rast se deputeti pranon që është i dehur apo droguar, ai nxirret jashtë nga kryetari i grupit që i përket ose nga garda. Ndërsa në rastet kur ai nuk pranon të largohet nga seanca plenare apo komisioni, ndaj tij merren masa disiplinore.

“Nëse deputeti pranon, ai shoqërohet deri jashtë mjediseve nga drejtuesi i grupit parlamentar të cilit i përket, ose nga shërbimi i sigurisë në Kuvend. Nëse deputeti nuk është pjesë ndonjë grupi parlamentar, shoqërimi i tij bëhet nga drejtuesi i grupit parlamentar më të vogël, nga drejtuesi i një grupi parlamentar të përzier ose nga shërbimi i sigurisë në Kuvend.

Nëse deputeti nuk pranon të largohet dhe rihyn në mjediset ku zhvillohet seanca, atëherë: Nëse ngjarja ndodh gjatë mbledhjes së një komisioni parlamentar, drejtuesi i seancës ndërpret mbledhjen dhe i përcjell Byrosë së Kuvendit kërkesën për fillimin procedurës disiplinore për deputetin. Nëse ngjarja ndodh gjatë një seance plenare, drejtuesi i seancës, menjëherë pas rihapjes së seancës, vendos përjashtimin e deputetit nga seanca dhe, nëse e gjykon të arsyeshme, fillon procedurat për marrjen e masës disiplinore ndaj tij”, përcaktohet në udhëzues.

fax

(M.Q/Faxweb)

Etiketa: Deputetdrogepije
Pas

Kokëdhima: Pakti Shqipëri-Greqi për festën e 28 tetorit, një krim i pabesë dhe tradhëti kombëtare e Edi Ramës

Para

‘Çmendet’ ish-këshilltari i kryeministrit grek: Forca ajrore helene të bombardojnë Shqipërinë (Video)

Para
‘Çmendet’ ish-këshilltari i kryeministrit grek: Forca ajrore helene të bombardojnë Shqipërinë (Video)

'Çmendet' ish-këshilltari i kryeministrit grek: Forca ajrore helene të bombardojnë Shqipërinë (Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mesazh i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin për shkak të situatës në Gaza

Tjetër mesazh i koduar i ambasadës së SHBA: Minimi i zgjedhjeve kërcënon…

FOTO/ Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, shfaqet në konferencë me Trump! Presidenti amerikan i dhuron “çelësin e artë”

Masat ndëshkuese të BE, për dy vite Kosovës i pezullohen mbi 613 milionë euro

EMRI/ Të shtëna në Durrës, plagoset një person

Alarm për bombë tek Hotel Plaza/Rezulton lajm i rremë

Elbasan/ Dy 14-vjeçarë ngacmojnë seksualisht një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.