17:19 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Deputetët demokratë i ”lidhin duart” Rudina Hajdarit: Nuk do votojmë Reformën Zgjedhore, po nuk ndryshoi sistemi

11:42 | 15/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Deputetët demokratë i ”lidhin duart” Rudina Hajdarit: Nuk do votojmë Reformën Zgjedhore, po nuk ndryshoi sistemi

Pavarësisht se ishte pjesë e tryezës gjithëpërfshirëse për Reformën Zgjedhore, deputetja Rudina Hajdari duket se po përballet me revoltën e deputetëve të grupit të saj parlamentar, të cilët kërkojnë medoemos ndryshimin e sistemit.

Deputeti Halit Valteri në një komunikim për Fax News, u shpreh sot se grupi demokrat nuk do të japë asnjë votë për Reformën Zgjedhore, sa kohë që nuk do të ketë një ndryshim të sistemit, që sipas tij duhet të jetë me lista të hapura, ku qytetarët nuk do të votojnë listat e kryetarëve.

“Për korigjim zonja Hajdari nuk firmosi asnjë gjë dje, se nuk është pjesë e marrëveshjes politike. Dje u pa ditën për diell se tre partitë e mëdha PS, PD dhe LSI, vazhdojnë një marrëveshje të nisur në 2017-tën. Populli voton listat e mbyllura që dalin nga poshtë tavolinave, por duan apo nuk duan ata sistemi do të ndryshojë.

Sot që flasim jemi të gatshëm që të pranojmë propozimet e PD-së dhe të LSI-së me kushtin e vetëm që është ndryshimi i sistemit zgjedhor. 

Votat tona do të jenë pro Reformës Zgjedhore vetëm në rast se do të ndryshohet sistemi zgjedhor, Mazhoranca nuk i ka votat që të ndryshojë Kodin, është i panegociueshëm ndryshimi i sistemit gjedhor.

Ne e dimë shumë mirë që këtu janë përbetuar njerëz, dhe kanë thënë që do të kalohet mbiu trupin tonë, dhe më pas i kanë ndryshuar fjalët e tyre. Janë ndërkombëtarët ata që kanë kërkuar ndryshimin e sistemit”, deklaroi Valteri në fjalën e tij.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: halit valterireforma zgjedhore
Pas

“PD dhe PS kanë 30 vite që bashkëpunojmë”, deputeti i djathtë i vendosur: Ti jepet fund, nuk jemi fasadë

Para

Skandali në Universitet/ Pedagogu zgjidhet fitues me vota të plota, Ministria e Arsimit emëron të preferuarin e vet

Para
Skandali në Universitet/ Pedagogu zgjidhet fitues me vota të plota, Ministria e Arsimit emëron të preferuarin e vet

Skandali në Universitet/ Pedagogu zgjidhet fitues me vota të plota, Ministria e Arsimit emëron të preferuarin e vet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mijëra biznese rrezikojnë gjobë, QKB: Dorëzoni bilancet brenda datës 31 korrik

Rënia e importeve ndihmon rritjen ekonomike të SHBA-së, Trump sulmon kreun e Rezervave Federale: S’ka inflacion!

Dhoma e Avokatisë Berat kundër miratimit të draft-kodit të Ri Penal: Rrezikohen profesionet e lira dhe liria e Avokatëve

BE konfirmon sistemin e ri të kontrollit kufitar, ja kur do të hyjë në fuqi EES

Alarmi për cunami, mbyllen përkohësisht vendet turistike në Ishujt Galapagos

Osmani: SHBA-ja ka miratuar vazhdimin e programit të MCC-së për Kosovën

Lufta tregtare/ Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë, paralajmëron taksë shtesë për naftën ruse

Turqia zbulon rezerva të reja nafte dhe gazi me vlerë miliarda dollarë

Sulmi kibernetik ndaj SPAK, Gjykata e Lartë lë në burg Zambak Gjonin dhe Arnold Rrokaj

Izraeli nuk ndal sulmet në Gaza, 104 palestinezë të vrarë në 24 orët e fundit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.