Dita e djeshme ishte një datë e veçantë për të gjithë mësuesit dhe arsimtarët. Urime të shumta janë shprehur në rrjetet sociale dhe jo vetëm. Një prej atyre që është surprizuar ka qenë dhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Kanë qenë nxënëse të tij dhe deputete dhe ish-deputete të PD-së ato që ia kanë shprehur nga afër vlerësimet për rolin e tij. Albina Dede, Fatbardha Kadiu, Arbjola Halimi dhe Valentina Duka kanë pasur dje një bisedë me doktor Berishën në zyrën e tij.
‘’Ndjehem e privilegjuar qe festen e 7 Marsit e festova duke i percjelle live urimet Profesorit tim te mjekesise njekohesisht dhe mesuesit tone te lirise Dr.Sali Berisha. E prej ketu po ju dergoj urimet me te mira te gjithe mesuesve te mi. Homazh per ata qe nuk jetojne dhe respekt e mirenjohje per te gjithe”, shkruan Albina Dede.
E kush nuk do të ndihej i vlerësuar me këto fjalë të ngrohta. Pavarësisht karrierës së tij të gjatë në politikë doktor Berisha ka pasur një rol të veçantë edhe te studentet e tij.
(E.K/FAXWEB)