Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi shuan zërat për rrjedhje të deputetëve të LSI dhe bashkim me Partinë Socialiste. Sipas saj, pavarësisht se ka presione nga kryeministri Rama, deputetët e LSI-së nuk do e braktisin. Ajo komentoi po ashtu zëvendësimin e Saimir Tahirit me Spartak Brahon në Kuvend dhe i uroi fat këtij të fundit.
Në vend të Tahirit deputet është zgjedhur Spartak Braho, keni një koment për të?
I uroj punë të mbarë. Besoj se, uroj që ta ndjejë veten mirë për zgjedhjen që ka bërë. Është zgjedhja e tij
Flitet edhe për të tjerë deputetë të LSI që i bashkohen mazhorancës së Edi Ramës…çfarë qëndrimi keni?
Nuk ka asnjë deputet të LSI që i bashkohet Edi Ramës. Sigurisht që ai ushtron presionet e tij, jo vetëm ndaj deputetëve të LSI por edhe të PD dhe PS.
Me kë ka ndodhur kjo?
Sigurisht që ka deputetë të LSI që kërcënohen nga Rama por që kanë vazhduar punën e tyre.
Po që joshen?
Se besoj, për të joshur josh familjarët e tij ai. Nis këto fushatat manipulative dhe e bën për t’i bërë presion deputetëve të tij. Edhe rastet e Tavos, Kokës dhe Çelës janë se nëse s’do merrnin pjesë në votime humbisnin mandatin. Është thjesht çështje teknike. Por jo vetëm ata, çdo deputet i LSI është i lirë të mbajë qëndrimin që do, as nuk i cënon njeri, as nuk i ngacmon njeri, tha Kryemadhi në emisionin ‘Kjo Javë’.
(M.Q/Faxweb)