23:58 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Deputetët e LSI-së letër institucioneve, kërkojnë detaje për projektin e Unazës së Re

14:57 | 03/12/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dëgjesa publike/ Këshilltarët e LSI-së i kërkojnë Veliajt të ndërpresë lidhjet e paligjshme të ujit të bizneseve të deputetit socialist në zonën e Dajtit!

Deputetët e LSI-së të qarkut Tiranë i kanë drejtuar një seri pyetjesh, institucioneve për çështjen e banorëve të zonës së Astirit, që u preken banesat dhe bizneset.

Deputetët e LSI-së i kanë drejtuar një letër kërkesë ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknurit, drejtorit të përgjithshëm të ARRSH-së Afrim Qendro, kreut të ALUIZNIT, Artan Lame, kryebashkiakut Erion Veliaj si dhe keut të Hipotekës Valdrin Pjetri.

Në këtë letër, deputetët e LSI-së kërkojnë të informohen për projektin, duke renditur pyetjet si më poshtë:

“Kush e ka hartuar projektin përfundimtar të zgjerimit të segmentit rrugor në zonën e Astirit dhe gjithë pjesën e Unazës së Madhe të Tiranës? Kush e ka kërkuar hartimin e këtij projekti? A është miratuar projekti përfundimtar konform ligjeve të Republikës së Shqipërisë? Sa është vlera totale e projektit dhe a është bërë një studim fizibiliteti? Ju lutem të na vendosni në dispozicion projektin të shoqëruar me të gjithë detajet teknike.”- thuhet në letër.

Letra e plotë

Si deputetë përfaqësues të qarkut Tiranë prej më shumë se 28 ditësh kemi ndjekur nga afër situatën e krijuar me banorët e Unazës së Re lidhur me prishjen e godinave që preken nga zgjerimi i segmentit rrugor në zonën e Astirit dhe pjesën tjetër të Unazës së Madhe të Tiranës. Banorët janë thellësisht të shqetësuar mbi fatin e pronës së tyre privatë dhe përveç konfrontimit në terren më punonjësit e institucioneve të ndryshme publike shprehen se nuk kanë asnjë informacion zyrtar mbi prishjet apo shpronësimet. Duke marrë parasysh shqetësimin e lartë publik dhe numrin e madh të banorëve që preken nga projekt kërkojmë nga ana juaj informacion të detajuar për sa më poshtë.

Kush e ka hartuar projektin përfundimtar të zgjerimit të segmentit rrugor në zonën e Astirit dhe gjithë pjesën e Unazës së Madhe të Tiranës? Kush e ka kërkuar hartimin e këtij projekti? A është miratuar projekti përfundimtar konform ligjeve të Republikës së Shqipërisë? Sa është vlera totale e projektit dhe a është bërë një studim fizibiliteti? Ju lutem të na vendosni në dispozicion projektin të shoqëruar me të gjithë detajet teknike.

A janë zhvilluar konsulta publike përpara miratimit të projektit përfundimtar nga institucionet shtetërore përgjegjëse?

Sa është numri i pronave private që janë përllogaritur të shemben për të bërë të mundur realizimin e këtij projekti? Sa është sipërfaqja totale e këtyre pronave?

Sa prej këtyre pronave private janë të pajisura me çertifikatë pronësie dhe sa jo (ju lutem të na vini në dijeni numrin e objekteve shoqëruar me sipërfaqen totale të tyre). Sa prej objekteve janë në proces legalizimi?

A ka filluar procesi i shpronësimit për objektet e pajisura me çertifikatë pronësie? A është miratuar procesi i shpronësimit për objektet e pajisura me çertifikatë pronësie? A është miratuar VKM dhe VKB përkatëse? Sa është fondi i planifikuar për këtë qëllim?

Si janë trajtuar nga Aluizni ndërtesat që preken nga ndërtimi i kësaj vepre? A janë vlerësuar apo trajtuar më ndonjë akt shkresor përjashtimi apo kualifikimi objektet në proces legalizimi, sipas ligjit?

Ju lutem na vini në dispozicion të gjithë procedurat e ndjekura deri në procedurën e prokurimit publik. Gjithashtu informacionin zyrtar të shkëmbyer ndërmjet ARSH-së dhe Aluiznit lidhur me këtë projekt. Përgjigjen tuaj kërkojmë që ta shoqëroni me dokumenta zyrtarë.

Duke ju falënderuar për mirëkuptimin,

DEPUTETËT

Endrit Braimllari

Kejdi Mehmetaj

Floida Kërpaçi

Etiketa: LSI
Pas

”Ky shtet ka marrë fund”, Jorida Tabaku shkon pranë banorëve të ‘Bregut të Lumit’

Para

Ajo që mbështetësit e Ramës për Unazën nuk guxojnë ta thonë

Para
Ajo që mbështetësit e Ramës për Unazën nuk guxojnë ta thonë

Ajo që mbështetësit e Ramës për Unazën nuk guxojnë ta thonë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plani i Izraelit/ Një qytet humanitar për 600 mijë banorët e Gazës, do të ndërtohet mbi rrënojat e Rafah-ut

Urat mbi lumin Ibër, reagon BE: Çdo projekt kërkon koordinim me komunitetet

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

“Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

Panik në qytetin francez/ Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

KAS rrëzon Partinë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Moti i keq përfshin Italinë qendrore dhe veriore, plagosen 2 persona

Alba Kepi: Moti në Itali e ndarë në dy pjesë, alarm për përmbytje në veri dhe temperatura rekord në jug

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.