Tensione para kryeministrisë. Protestuesit po hedhin molotovë dhe flakadanë drejt kryeministrisë. Policia i bën thirrje protestuesve të ndalin aktet e dhunës.
Me thirrjet ‘Rama ik’ protestuesit janë vendosur para kryeministrisë, të drejtuar nga deputetët e PD-së. Herë pas here militantët hedhin molotovë dhe flakadanë drejt kryeministrisë, duke iu vënë flakën dhe pemëve para godinës.
Kryetari i PD-së e quajti dje fillimi i mosbindjes civile pa kthim deri në në atë që e quan krijimi i qeverisë teknike dhe shkuarja drejt zgjedhjeve me qeveri teknike dhe pa Edi Ramën kryeministër.