Deputetët e PD-së kanë vendosur unanimisht djegien e mandateve të tyre. Kreu demokrat Lulzim Basha ndërkohë është mandatuar për të mbledhur Këshillin Kombëtar, i cili do të marrë dhe vendimin përfundimtar.
Në mbledhjen e grupit u vendos:
- Unanimisht votohet pro djegjes se mandateve, pavaresisht diskutimeve ne parim.
- Te mandatohet kryetari Basha te mbledh keshillin kombetar per marrjen e vendimit perfundimtar
- Te ngrihet nje grup pune per teknikalitetet. Njerez qe njohin ligjin dhe zgjedhjet. Propozim per KK: Gaz Bardhi, Oerd Bylykbashi, Enkelejd Alibeaj, Clirim Gjata, Ivi Kaso.
Ndërkohë nga ana tjetër nga ana e kryeministrit Edi Rama derimë tani nuk është shfaqur asnjë hap pas, duke lënë të kuptohet se ai është në pritje të marrjes së vendimit final për të menduar lëvizjen e radhës.
Vendimi është konfirmuar dhe në një deklaratë të shkurtër bërë për mediat nga ana e Bashës.
‘’Në mënyrë unanime ne vendosëm djegien e mandateve të deputetëve. Ne jemi të gatshëm për të bërë çdo hap përpara që lidhet me garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, u shpreh Basha.
Kujtojmë se pro djegies së mandateve ka qenë edhe ish-kryeministri Sali Berisha.
“Vendim që nuk është marrë në Shqipëri ndonjëherë. Vendim në rrafshin politik, më ekstremi. Por e kërkon situata politike. Prova e këtij vendimi është, nëse ne me aksionin qytetar politik do t’u kthejmë shqiptarëve votën e lirë, ne kemi marre një vendim historik të drejtë. Po nuk arritëm që shqiptaret të votojnë të lirë, mbetemi fasadë. Nëse shkohet në këtë vendim, qe nuk e kundërshtoj, përkundrazi, koha ka ardhur që të përballemi me këtë regjim me qëllimin e vetëm që shqiptaret të jenë të lirë”, ka deklaruar Berisha.
(E.K/FAXWEB.AL)