Pas protestës së djeshme 10 deputetë të opozitës janë proceduar në gjendje të lirë. “Fax News” raporton e deputetët e PD-së si Edi Paloka, Edmond Spaho, Gent Stazimiri, Eduard Haili, Eno Bozdo ndodhen para Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Po kështu një pjesë tjetër e tyre priten të vijnë nga momenti në moment.
Duhet të themi që në këtë drejtori mbahen të ndaluar aktivistë të PD-së që janë arrestuar dje gjatë protestës. Kjo vajtje e deputetëve është në mbështetje të aktivistëve të arrestuar pasi sipas tyre arrestimi nuk ka qenë i drejtë.
“Bëjmë thirrje të lirihen aktivistët e opozitës. Nuk ka asnjë provë paligjshmëri të protestës. Kjo qeveri tani po hyn në tirani dhe çdo tiranie fundi i dihet”, u shpreh Salianji jashtë Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Kreu i opozitës Lulzim Basha nga selia e PD-së është shprehur se do të mbrojë të gjithë qytetarët si edhe ata u lënduan nga protesta.
“Nuk ka asnjë habi nga ana ime por ne do të ndjekim hap pas hapi këtë çëshjte. Iu garnatoj se do i dokumentoj me emër dhe mbiemër çdo dhunë ndaj qytetarëve dhe të gjithë do të japin llogari. Nuk kam ndërmend të shtoj asgjë përveç të mos komentoj se çfarë thonë amasadorët. Dje u dhunua Kushtetuta, prokurori është zgjedhur pa Vetting.”, u shpreh Basha. (J.V/Faxweb)