18:16 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Deputetet e PD-së ‘presin’ kolegët socialistë nga fotot, thonë se patën takim të veçantë me Escobar në SHBA

08:05 | 15/07/2022
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Deputetet e PD-së ‘presin’ kolegët socialistë nga fotot, thonë se patën takim të veçantë me Escobar në SHBA
Deputetet e PD-së ‘presin’ kolegët socialistë nga fotot, thonë se patën takim të veçantë me Escobar në SHBA
Deputetet e PD-së ‘presin’ kolegët socialistë nga fotot, thonë se patën takim të veçantë me Escobar në SHBA
Deputetet e PD-së ‘presin’ kolegët socialistë nga fotot, thonë se patën takim të veçantë me Escobar në SHBA
Deputetet e PD-së ‘presin’ kolegët socialistë nga fotot, thonë se patën takim të veçantë me Escobar në SHBA
Deputetet e PD-së ‘presin’ kolegët socialistë nga fotot, thonë se patën takim të veçantë me Escobar në SHBA

Prej disa ditësh një grup deputetësh nga Kuvendi i Shqipërisë ndodhen në Uashington, ku kanë zhvilluar takime me përfaqësues të ndryshëm të politikës atje. Nga PD janë dërguar Orjola Pampuri dhe Jorida Tabaku, ndërkohë që socialistët përfaqësohen po ashtu nga dy zonja, Anila Denaj dhe Etilda Gjonaj, si dhe Blendi Klosi.

Ajo që bie në sy nga fotot që postojnë deputetët në rrjetet sociale, është kompleksi i demokrateve për të nxjerrë edhe kolegët e tyre socialistë. Së fundi ka qenë deputetja Pampuri ajo që ka postuar një takim me Gabriel Escobar, të cilin pretendon se e ka zhvilluar edhe në shoqërinë e Jorida Tabakut, kur në fakt në anën tjetër të tavolinës kanë qenë edhe socialistët.

Pampuri thotë se nga Escobar ka marrë mbështetje për një PD më të fortë, ndërkohë që duket e dyshimtë që përfaqësuesi i SHBA të ketë pasur një qëndrim kaq politik, në një takim me deputetë të Kuvendit shqiptar.

”Sot, bashkë me znj. Tabaku, kishim kënaqësinë e veçantë, të kishim një takim të shkëlqyer me Z.Gabriel Escobar, i cili shprehu mbështetjen e tij për Partinë Demokratike. Mirënjohëse për mbështetjen e aleatit tonë strategjik SHBA, dhe të vendosur për të vijuar më tej. 100 vite marrdhënie diplomatike, mbështetje dhe mirënjohje. Krah për Krah”, shkruan Pampuri në postimin e saj në rrjete sociale.

Nga ana tjetër fotot e takimit i kanë shpërndarë edhe socialistët, të cilët në ndryshim nga Pampuri e kanë dhenë foton e plotë të tavolinës. Ish-ministrja Gjonaj shkruan se Escobar ka shprehur mbështetjen e qeverisë për mbajtjen në një kohë sa më të shpejtë të konferencës ndërqeveritare.

Postimi i Gjonajt: 

Në kuadër të vizitës zyrtare në Washington D.C u mirëpritëm në Departamentin Amerikan të Shtetit nga z. Gabriel Escobar, Zëvendës Ndihmës Sekretar në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike.

Zhvilluam një diskutim të frytshëm për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe SHBA-AL, si dhe mbështetjen e plotë të SHBA-së për integrimin europian të Shqipërisë, shprehur publikisht sëfundmi edhe në deklaratën e Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken.

Mirënjohës DASH për mbështetjen politike dhe asistencën teknike nëpermjet programit #OPDAT për reformën në drejtësi, në shërbim të forcimit të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Escobar theksoi rëndësinë e rezultateve të reformave të ndërmarra në dhe siguroi mbështetjen e DASH për zbatimin në vijim të reformës në drejtësi.

Duke e cilësuar Shqipërinë një aleat strategjik i SHBA-së në rajon, z. Escobar u shpreh se Shqipëria meriton që konferenca e parë ndërqeveritare të mbahet sa më shpejt.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: pampuritabaku
Pas

Ivanka Trump postim prekës për vdekjen e nënës

Para

Kriza e blegtorisë, çobanët po shesin bagëtitë dhe largohen në emigracion nga mungesa e subvencioneve

Discussion about this post

Të Fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendos shkarkimin e subjektit të rivlerësimit

Cërrik/ Vjehrra e denoncon për dhunë, Policia merr nën akuzë nusen

Shefi i OKB-së ngre alarmin: ‘E pamohueshme’ që palestinezët në prag të urisë në Gaza! Po përjetojnë katastrofë humanitare

“S’kam asnjë interes”, Trump hedh poshtë raportet për samit me presidentin kinez Xi

Kina prezanton planin e ri për të rritur lindjet, do të ofrojë mbështetje 500 dollarë në vit për çdo fëmijë nën 3 vjeç

“Kusht për rivendosjen e marrëdhënieve të Kievit me aleatët”, pretendimi i Moskës: SHBA dhe Britania kanë diskutuar zëvendësimin e Zelenskyt

Përmbytje apokaliptike në Pekin! Evakuohen 80 mijë persona, dhjetëra të vdekur

Pjesë e rrjetit të trafikut të drogës, çifti shqiptaro-italian arrestohet me 1,4 kg kokainë dhe ekstazi në Zvicër

Kriza humanitare në Gaza, sulmet izraelite vrasin 12 palestinezë teksa prisnin ndihmat me ushqime

Kapërceu urën dhe ra në liqenin e Ujmanit, gjendet pas disa orësh kërkimesh trupi i 33-vjeçarit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.