21:43 | 10/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Deputetët e PD-së vizitojnë grevistët në Zharrëz: Situata e rëndë, Rama të reagojë

17:28 | 27/12/2016
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Deputetët e PD-së vizitojnë grevistët në Zharrëz: Situata e rëndë, Rama të reagojë

deputeteDeputetët e Partisë Demokratike, Bedri Mihaj dhe Kozma Dashi, kanë vizituar sot grevistët e urisë në Zharrëz të Fierit. Ata rikonfirmuan mbështetjen për kërkesat e banorëve dhe kërkuan që qeveria të reagojë menjëherë e të ofrojë zgjidhje pasi gjendja shëndetësore e grevistëve është rënduar.

“Greva e urisë është një sakrificë sublime që e bën kushdo që i futet një rruge të tillë demonstrative për të zgjidhur hallet kur janë diskutuar shumë herë, nuk kanë gjetur zgjidhje, dhe është veprimi i fundit që bëjnë qytetarët. Duke qenë se është një sakrificë sublime, natyrisht që priten probleme shëndetësore. Pesë persona kanë qenë në spitalin e Fierit, ata kanë marrë ndihmën e nevojshme, u është dhënë mjekim ambulator dhe katër janë rifutur, ndërsa një është ende në spitalin e Fierit. Nëse problemet e tyre nuk do të zgjidhen, këta do të vazhdojnë, e kanë bindje që do ta vazhdojnë grevën e urisë dhe rreziqet për jetën bëhen evidente. Në këtë aspekt, i bëj thirrje qeverisë, kryeministrit, si deputet i qarkut të Fierit, që duhet patjetër ti futet seriozisht problemeve që ka kjo zonë sepse janë probleme që rrezikojnë jetë njerëzish, rrezikojnë pronat e tyre, rrëzikojnë të ardhmen e tyre”, tha deputeti Mihaj. 

“Nuk është herë e parë që jemi këtu. Shqetësimi i banorëve, siç e kemi thënë në deklaratë që ne si deputetë lançuam, e cila sot me kërkesat e banorëve të Zharëzës, e kemi çuar në tryezën e kryeministrit, pas takimit të parë. Qeveria ka detyrimin dhe tagrin të bëjë hapin e rradhës, të mos braktisë këta njerëz në hallin e tyre, por të shikojë ato pika dhe t’i zgjidhë. Nuk ka transparencë deri tani, por mund të them se ka një sens arrogance, sepse koha ikën, këta janë në situatë shumë të vështirë shëndetësore dhe krijohet idea se askush nuk po interesohet. Po krijohet idea se më shumë po politizohet se sa zgjidhet halli. Se a është fenomen natyror, apo po e shkakton njeriu, qeveria duhet ta zgjidhë. Ne kemi kontaktuar me Institutin e Gjeoshkencave me drejtues dhe kemi përsëritur, përse i paguan shteti këto megastruktura dhe nuk arrin të japë një përgjigje të qartë, pa ekuivokë, ashtu si në deklaratë. Tani jemi të shqetësuar për situatën e njerëzve këtu dhe të vijnë përfaqësues nga qeveria për të zgjidhur problemin e jo vetëm për fjalë. Deri tani nuk ka përgjigje nga qeveria dhe nuk ka transparencë”, u shpreh ndeputeti tjetër, Kozma Dashi.

Banorët e Zharrëzit janë në ditën e 7 të grevës së urisë. Punimet që kryen kompania kontraktore “Bankers Petrolium” ka dëmtuar banesat e tyre. Ata kërkojnë dëmshpërblim dhe hetim të kontratës për punimet që ben kompania.  (A.R/SHUPLAKA)

Etiketa: deputetegrevePDuriezharrez
Pas

Allegri pranë largimit, Juventus mendon për Diego Simeonen

Para

“Mensa e dashurisë” bashkon të varfrit dhe pensionistët, historitë e tyre të trishta (VIDEO)

Para
“Mensa e dashurisë” bashkon të varfrit dhe pensionistët, historitë e tyre të trishta (VIDEO)

“Mensa e dashurisë” bashkon të varfrit dhe pensionistët, historitë e tyre të trishta (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vendasit gjejnë rrjetën, ndëshkohemi në fundin e pjesës së parë

Vala ekstreme e të nxehtit godet Indinë: Termometri shënon 47.3 gradë Celcius

Shefja e Inteligjencës Amerikane paralajmëron në ‘X’: Jemi afër një ‘holokausti bërthamor’

Shënon Shqipëria, kuqezinjtë në avantazh ndaj Letonisë

Super-Strakosha, portieri kuqezi pret një 11-metërsh

Grushti i hekurt i Trump, 9,000 emigrantë do të dërgohen në Guantanamo

LIVE LETONI-SHQIPËRI/ Shkelmohet topi i parë në Riga, kuqezinjtë në kërkim të 3 pikëve

Ndryshime të reja në Policinë e Shtetit, hapet gara për 5 drejtues komisariatesh

Trump mbyll të gjitha zyrat e USAID jashtë SHBA deri më 30 shtator, kontrolli mbi programet e ndihmave i kalon DASH

Emigrantë drejt Europës/ Mbi 3500 persona nga Lindja dhe Afrika humbën jetën në 2024

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.