Ditën e sotme 8 deputetë të parlamentit të Holandës kanë nisur një tur faktmbledhës nëse Shqipëria i ka plotësuar apo jo kushtet për çeljen e negociatave.
Ata pritet që të takojnë zyrarët më të lartë të shtetit si dhe do të njihen me ecurinë e reformave.
Mësohet se deputetët kanë takuar në një ambient pranë Rrugës së Elbasanit kreun e qeverisë Edi Rama dhe kreun e PD-së Lulzim Basha, si dhe deputetë të të dyja forcave politike.
Ndërsa derimë tani nga qeveria shqiptare u tha se asnjë vend nuk kishte vendosur si kusht hetimet ndaj Tahirit, kreu i delegacionit hollandez Malik Azmani që i përket partisë për Liri dhe Demokraci u shpreh qartë se politikanët duhet të përballen me drejtësinë.
‘’Holanda është hezituese, ne mendojmë se Shqipëria nuk është ende gati. Po shohim çështjen Tahiri. Politikanët duhet të dalin para drejtësisë për veprat penale që kanë kryer”, tha ai para mediave.
Nga ana tjetër artikulimi i çështjes Tahiri është shprehur qartë edhe gjatë vizitës së kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Gjermani, ku takoi dhe kancelaren Angela Merkel.
Holanda është një nga vendet skeptike sa i përket çeljes së negociatave nga ana e BE-së për Shqipërinë, dhe këtë nuk e kanë pasur problem ta thonë dhe drejtëpërdrejtë deputetët.
Në jo pak raste një tjetër çështje shumë e nxehtë, e cila është përmendur edhe më herët nga Hollanda është dhe numri shumë i lartë i azilantëve nga Shqipëria.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post