Deputeti demokrat Luçiano Boçi, ka qenë i rradhës që ka replikuar me ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro.
Boçi ka thënë se Kumbaro është bërë “leva” e Kryeministrit Rama.
Debati në komision mes përfaqësuesve të opozitës dhe atyre të mazhorancës ka vazhduar pasi Kumbaro tha se do të lëvizte nga Komisioni pasi duhet të shkonte në një tjetër komision.
“Jeni bërë masha e Edi Ramës se ligji thotë që jeni ju ajo që propozoni qendrën historike apo kullat që do ndërtohen te Teatri. Pse nuk e ndërprisni ligjin sipas Trashëgimisë Kulturore. E dini se çfarë po i bëni Tiranës ju. Nuk ka limit kohor do vini ju një orë dhe të thoni çfarë të doni dhe ne të grindemi me njëri-tjetrin këtu”, u shpreh ai.
(F.G/Faxweb.al)