22:18 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Deputeti demokrat i kundërpërgjigjet Hahn-it: Fule gaboi në 2014-ën, Hahn në gjurmët e paraardhësit

23:43 | 12/04/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Deputeti demokrat i kundërpërgjigjet Hahn-it: Fule gaboi në 2014-ën, Hahn në gjurmët e paraardhësit

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, reagon pas deklaratave të zyrtares së Lartë të BE-së Federica Mogherinit dhe Komisionerit për Zgjerim Johannes Hahn për mosrregjistrimin e opozitës në zgjedhjet e qershorit.

Sipas Boçit, Hahn po ecën në hapat e Shtefan Fules, i cili  në vitin 2014 kishte bërë një deklaratë pak a shumë të ngjashme. Por sipas deputetit, koha vërtetoi se opozita kishte të drejtë. Sipas tij edhe me rastin e Hahn do të ndodhë e njëjta gjë.

REAGIMI I BOÇIT

FULE DHE HAHN
Kjo është deklarata e Komisionerit për Zgjerim, në Shtator 2014, Fule:
“Unë kam dëgjuar shqetësimet e opozitës dhe e kam bërë të qartë e kam thënë se të dalësh nga parlamenti e të sjellësh beteja politike në rrugët e vendit kjo nuk është menyra evropiane dhe nuk ndihmon vendin që ta sjelle vendin më afër ambicjes së shqiptareve për t’u integruar në BE”
Deklarata e Komisionerit për zgjerimin Hahn, sot prill 2017:
“Jemi të keqardhur për bojkotin e parlamentit dhe faktin që opozita nuk është regjistruar ende për të marrë pjesë në zgjedhje. Debati politik duhet të zhvillohet brenda parlamentit sipas praktikës demokratike dhe jo jashtë tij.”
Përveç fjalëve të veçanta të ndryshme, të marra bashkë të dy deklaratat në thelb janë të njëjta.
Ndryshon vetëm stili.
Dhe atëhere na “u vërsulën” se po pengonim “reformat” e Ramës, sikurse sot.
Nuk besoj se Fule kur u largua “harroi” deklaratën e tij në zyrë!
Fule kështu fliste poshtë e lart, por në fund u provua se opozita pas bojkotit 6-mujor kishte plotësisht të drejtë. 
Dekriminalizimi faktoi botërisht drejtësinë e bojkotit “të padrejtë” të opozitës dhe praninë e krimit në politikë, të cilët mgjt ende janë ende aty dhe sundojnë më shumë se kurrë.
Fule gaboi atëhere me bojkotin e opozitës!!!
Po Hahn?!
Po ecën në gjurmët e paraardhësit?! 
Pse jo?
Faktet thonë po! 
Krimit tani i është shtuar droga, korrupsioni, hajdutëria, Korça, Dibra, Kolonja.
Pra “ka ndryshuar” vetëm Komisioneri!

Etiketa: Johannes Hahnluciano boci
Pas

Ishte rrugës për një emision, Auron Tare pëson aksident për herë të dytë brenda ditës (FOTO)

Para

Bushati kundër Mogherinit dhe Hahnit: Kemi detyrën të mos i dëgjojmë, turma le të hajë Vettingun

Para
Bushati kundër Mogherinit dhe Hahnit: Kemi detyrën të mos i dëgjojmë, turma le të hajë Vettingun

Bushati kundër Mogherinit dhe Hahnit: Kemi detyrën të mos i dëgjojmë, turma le të hajë Vettingun

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

Trump pas takimit me Ursula von der Leyen: SHBA nuk do t’i ulë tarifat ndaj BE-së poshtë 15%

‘Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’, Ministria e Mbrojtjes: Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime pas katër ditësh luftime

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor/ Parkoi automjetin mbi trotuar, ndëshkohet me gjobë dhe procedohet 31-vjeçari në Sarandë

“Putinit po i mbaron koha, arkivolet do të grumbullohen në Rusi”, paralajmëron Austria

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.