11:25 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Deputeti demokrat sulmon Mogherinin: S’pranojmë leksione nga përfaqësues të huaj

22:18 | 04/03/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bumçi: Arsyet madhore pse opozita kërkon qeveri teknike

Deputeti demokrat Aldo Bumçi sulmon zyrtaren e lartë të BE-së, Federica Mogherinin. Ai shprehet se opozita nuk pranon leksione nga asnjë përfaqësues i huaj, i cili nuk përfaqëson qëndrimet e BE por të tijat personale.

Këtë deklaratë ai e bëri në “Orën e Intervistës” në televizionin Ora News, teksa fliste për deklaratën e kreut të opozitës Lulzim Basha rreth qëndrimit të  përfaqësues së politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini.

INTERVISTA

Bumçi: Kur kancelarja Merkel dhe gjithë drejtuesit e Europës në dhjetor nuk dhanë negociatat dhe u thanë shqiptarëve zgjedhjet, krimi, droga dhe përfaqësuesi këtu i BE nuk thotë asnjë fjalë për krimin, për drogën, më thoni kë përfaqëson? Përfaqëson vullnetin e BE? Kur BE thotë bëni zgjedhje të lira sepse nuk i keni bërë, luftoni drogën se ka mbytur Shqipërinë, është bërë kryeqyteti i drogës. A erdhi Prokurori i Antimafias para një jave këtu?A deklaroi që kemi në dy vitet e fundit trefishim të sasisë që shkon në Itali. A e ka bërë si shtëpinë e tij Prokurori i Leçes, që tha Otranto është bërë si një autostradë e trafikut të drogës.

E qartë por deklarata e Bashës?

Bumçi: Deklarata është për të gjithë ata. Kryeministri pati një tëitter që tha: Ja është shumë e qartë që kërkohet vetëm vettingu. Gënjeshtër, mashtrim. Dhe kush u thotë këtë shqiptarëve mashtron, hipokrit, nuk i do të mirën këtij vendi. Sepse krimi, droga dhe zgjeshjet është qëndrimi i BE, deklarata e dhjetorit. Është rezoluta e PE para dy javësh. Kush nuk përmend këtë nga përfaqësuesit e BE nuk përfaqëson BE dhe vlerat e saj, përfaqëson interesa të tjera. Më e qartë se kaq bësoj se nuk mund të jetë. Nuk pranojmë askënd të vijë të na japë leksione. Qëndrimin e BE po, por jo të tjerë që kanë interesa të tjera dhe jo të BE. Kur Merkel thotë zgjedhjet, krimi, droga, kush janë të tjerët, kë përfaqësojnë? Kur KiE thotë Shqipërisë nuk i hapen negociatat, duhet të presin pranverën e 2018.

Bumçi është në një linje me Bashën kur thotë se kushdo që deklaron se negociatat me BE hapen vetëm me zbatimin e vettingut mashtron dhe nuk i do të mirën Shqipërisë.

Bumçi: Le ta vlerësojmë këtë deklaratë të zonjës Mogherini me atë që ka thënë KiE në dhjetor kur nuk hapi negociata. Tha do rishikohet Shqipëria nëse ka përmbushur këto 8 detyra në pranverën e 2018. Në rastin më të mirë pas zgjedhjeve parlamentare. Zgjedhjet janë kusht parësor, kushti i parë. Pa zgjedhje të lira nuk ka integrim europian. Por pritet pranvera e 2018 ose fundi i 2017. Këtë thotë BE. Doli Presidenti Lajçak që është Ministër i Jashtëm i Sllovakisë që kishte Presidencën, krahasoni këtë deklaratë që thotë zgjedhjet, krimi, droga, pranvera e 2018 me deklarëtn vettingu dhe do hapen tani. Kush nuk thotë të vërtetën, kush gënjen, kush nuk përfaqëson BE? KiE apo këto deklarata? A mund të ketë Europë pa zgjedhje të lira? Pse këtu nuk thuhet asnjë fjalë nga përfaqësuesit e tyre?

Ai përjashton çdo lloj dialogu me mazhorancën pa garancinë për qeveri teknike.

Bumçi: Rama ka një zgjidhje: Të japë dorëheqjen, ti hapë rrugë qeverisë teknike e cila do organizojë zgjedhje të lira, do e ndajë qeverinë dhe policinë nga krimi. Dhe në moment që ndodh kjo vijon dhe reforma në drejtësi. Kushti është qevria teknike, pa qeveri teknike nuk do të ketë asnjë dialogim.

Ish-Ministri i Jashtëm thotë se qëndrimi i BE ka qenë i qartë që në dhjetor kur nuk i hapi negociatat Shqipërisë.

Bumçi: Qëndrimi i BE është shumë i qartë. Në dhjetor kur Këshilli i Ministrave i vendeve anëtare vendosën që të mos i hapen negociatat Shqipërisë.Aty është shënuar shumë qartë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria për të hapur negociatat. Nga 5 prioritete u bënë 8, që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, zbatimi i ligjit të dekriminalizimit, luftë drastike ndaj kultivimit dhe trafikimit të drogës, dhe më pas pesë kushtet ku një prej tyre është dhe reforma në drejtësi.Nuk ka qeveri në 26 vite që ti jetë thënë 6 muaj para zgjedhjeve lufto në mënyrë drastike drogën, largo kriminelët nga politika, bëj zgjedhje të lira dhe të ndershme.Kjo ju tha qeverisë Rama në dhejtor 2016 nga gjermanët. Tashmë është e qartë që shqiptarët për të hapur negociatat, për t’iu afruar BE, duhet të bëjnë zgjedhje të lira, duhet të luftojnë në mënyrë drastike drogën dhe duhet largojnë kriminelët nga parlamenti.

Për Bumçin, Qeveria Rama nuk ka bërë asnjë progres në përmbushjen e detyrave të lëna nga Bashkimi Europian.

Bumçi: Tashmë Lazarati është bërë e gjithë Shqipëria, mbillet në Fushë Krujë, kemi pistë avionësh 10 km nga Rinasi, kapen 8 tonë drogë vetëm me një kalim, janë kapur 100 tonë drogë nga vjeshta e vjetshme deri tani.Çfarë bëjmë ne për luftën ndaj drogës? Qeveria nuk bën asgjë. Për dekriminalzimin? Rama e ka kthyer në një dokument pa vlerë.

Etiketa: aldo bumcifederica mogherini
Pas

Artan Fuga i kundërpërgjigjet Karajt dhe Çilit: Artikulli juaj, strategji për të squllur intelektualët

Para

Basha i përgjigjet ftesës së Ramës: Gati jam për dialog të vërtetë, jo shfaqje te çadra!

Para
Basha: Nuk do ketë pension nën 25.000 lekë në mandatin e parë të qeverisë së parë të Republikës së re

Basha i përgjigjet ftesës së Ramës: Gati jam për dialog të vërtetë, jo shfaqje te çadra!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Publikohet videoja e arrestimeve në megaoperacionin “Blloku 33”

Zbardhen emrat e 25 të arrestuarve në megaoperacionin “Blloku 33” /Të dyshuar për shitje droge në lokalet e natës në Tiranë

Tiranë/ Finalizohet megaoperacioni “Blloku 33”, goditen disa grupe kriminale që shpërndanin drogë në lokalet e natës – 25 të arrestuar, 8 të shpallur në kërkim

Durrës/ Përndiqte një 23-vjeçare dhe familjarët e saj, arrestohet 35-vjeçari

Durrës/ Vijon operacioni “Plazhi i lirë”: Lirohen hapësira të zëna në mënyrë të paligjshme në Currila, procedohen 2 shtetas

Orban paralajmëron: Rënia e qeverisë iraniane do të shkaktonte destabilitet në Lindjen e Mesme

Tregu i fondeve të investimit në rritje: Mbi 67 miliardë lekë asete dhe 40 mijë investitorë në tremujorin e parë të 2025-s

Lufta Izrael-Iran/ Shpërthime në rezidencën e ambasadorit norvegjez në Tel Aviv, rritet numri i raketave iraniane drejt Izraelit

Raketat ruse godasin Odesën, 86 dronë sulmojnë qiellin e Ukrainës gjatë natës

Izraeli paralajmëron Hezbollahun të mos përfshihet në konflikt

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.