Deputeti i PD-së Tritan Shehu thotë se shkaku pse Lazarati ndodhet prej 4 ditësh pa energji elektrike është banal.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ Shehu thotë se banorët pasi pritën gjatë e vendosën vetë shtyllën e transmetimit që ishte rrëzuar por askush nuk përgjigjet për të kryer lidhjet.
Shehu shkruan se Gjirokastra dhe i gjithë qarku po diskriminohen.
POSTIMI I PLOTË:
Shkaku teknik pse Lazarati prej kater ditesh eshte pa energji elektrike eshte banal:
Rrezimi i nje shtylle te thjeshte te tranzmetimit, shtylle te cilen vete banoret e vendosen sot, mbas nje pritje te gjate.
Dhe askush nuk po shkon te beje lidhjet, aq me keq askush nuk i pergjigjet as thirjeve telefonike.
Shkaku i vertete eshte fakti se Lazarati po diskriminohet.
Zhulati, Buzi, Krasi, Dropulli….po dikriminohen.
Gjirokastra e i gjithe Qarku po diskriminohen, duke detyruar banoret ta braktisin ate.
Turp i vertete ky!
(B.H/Faxweb)