04:24 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Deputeti gjerman flet pa dorashka: Tahirit duhej t’i hiqej imuniteti, problem i madh…

11:32 | 14/02/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Deputeti gjerman flet pa dorashka: Tahirit duhej t’i hiqej imuniteti, problem i madh…

Thorsten Frei, deputeti i Bundestagut gjerman njëkohësisht raportuesi për Shqipërinë në Komisionin Parlamentar për çështjet e jashtme në Parlamentin gjerman në një deklaratë para medive në Tiranë në prag të rekomandimeve që Komisioni Evropian pritet të jape ka dhënë opinionin e tij lidhur me hapat e Shqipërisë në përmbushjen e prioriteteve te përcaktuara nga KE.

Frei tha se Shqipëria duhet të vijojë rrugën e integrimit. Sipas tij pika më e rëndësishme është reforma në drejtësi e vetting mbetet për tu parë nëse do të ketë vërtetë goditje reale ndaj krimit.

Edhe pse nënvizoi se në fushën e vettingut dhe luftën kundër krimit janë bërë progress, deputeti gjerman duke iu referuar rastit të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ai tha u shpreh “Është problem i madh që në parlament nuk është hequr imuniteti pa debate. Para ligjit jemi të gjithë të barabartë”.

“Shqipëria duhet të vijojë në rrugën e integrimit që është në interes të Shqipërisë dhe vetë BE-së. Ndër kushtet për hapjen e negociatave është edhe dekriminalizimi e reforma zgjedhore. Pika më e rëndësishme është reforma në drejtësi e vettingu. Komisioni i apelit nuk ka mjediset e duhura të zyrës për të zhvilluar punën. Janë hartuar akte të rëndësishme por seancat e dëgjimeve që shërbejnë për të marrë vendime për vettingun do të fillojnë në mars. Është vendimtare se si mund të matet progresi konkret. Gjatë bisedave të mia, më janë paraqitur përshkrime të ndryshme të situatës, në varësi nëse kam zhvilluar biseda me qeverinë apo opozitën. E rëndësishme të bisedohet me të gjitha palët dhe të shihen të gjitha faktet. Edhe në Gjermani merremi në mënyrë intensive me raste simptomatike. Situata është e tillë, sidomos në fushën e vettingut, në luftën krimit të organizuar janë shënuar progrese por edhe në rastet e mëdha për peshqit e mëdhenj mbetet për t’u parë nëse ka vërtetë goditje reale ndaj krimit të organizuar në përmasa të konsiderueshme. Kjo nuk është realizuar në mënyrë të mjaftueshme. Kam ndjekur rastin e ish-ministrit Tahiri me shumë vëmendje, se si është trajtuar ky rast nga pikëpamja politike. Është problem i madh që në parlament nuk është hequr imuniteti pa debate. Para ligjit jemi të gjithë të barabartë. Është vendim nga organet gjyqësore që duhet të merret nga gjyqtarët. Ky rast është përgjigje për pyetjet se cilat janë arritjet në këtë rast. A është vërtetë Shqipëria në gjendje që të mos ndalet para rasteve të tilla”, tha ai. (B.H/Faxweb)

 

 

Etiketa: Thorsten Frei-gjerman-Tahiri
Pas

Telefonata e tensionuar mes kryeministrave, shtohen trupat ushtarake në zonën e nxehtë Greqi-Turqi

Para

Paradoksi/ Zëvendësministrja e Kulturës nuk ka shkelur asnjëherë në Teatrin Kombëtar (VIDEO)

Para
Paradoksi/ Zëvendësministrja e Kulturës nuk ka shkelur asnjëherë në Teatrin Kombëtar (VIDEO)

Paradoksi/ Zëvendësministrja e Kulturës nuk ka shkelur asnjëherë në Teatrin Kombëtar (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zelensky njofton për fazën e tretë të shkëmbimit të të burgosurve

Rrëmbehet shqiptari në Athinë/Kush është djali i biznesmenit që u torturua për 5 orë

Danimarka rrit moshën e daljes në pension, më e larta në Evropë

Këshilli i Evropës refuzon presionin politik mbi GJEDNJ-në në përgjigje të Melonit

9 nga 10 fëmijët e një mjeku vriten në sulmet e fundit të Izraelit në Gaza

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, bëhet baba për herë të katërt

Katastrofë natyrore në Australi, përmbytjet shkaktojnë 5 të vdekur! Kryeministri Albanese: E tmerrshme humbja e jetëve!

Ulqinakët presin që miliarderi arab Mohamed Alabar të tërhiqet zyrtarisht nga marrëveshja për plazhet

Francë/ ‘Blackout’ në Kanë, ‘sharrohen’ shtyllat e energjisë elektrike! Ngjarja ditën e fundit të Festivalit të Filmit, prokurori: Ishte sabotim!

Rama ndan foton fituese të konkursit ‘Wanderlust in Albania 2’: Promovim i vlerave tona kombëtare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.