Ditën e sotme ka mbërritur në Shqipëri deputeti gjerman Florian Hahn. Mësohet se gjatë vizitës në Tiranë, Hahn ka zhvilluar takime me krerët e shtetit dhe politikanë të vendit, ku si temë diskutimi do të jetë medoemos procesi i çeljes së negociatave për Shqipërinë.
Hahn ka zhvilluar takime me presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama, kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, kreun e PD-së Lulzim Basha, dhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.
Mësohet se deputeti Hahn ka zhvilluar një takim edhe me Majlinda Bregun, e cila tashmë mban detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.
Hahn ka shprehur shqetësime për reformën zgjedhore, ndërsa për reformën në drejtësi është shprehur se po ecën me ritme të ngadalta. Mësohet se gjatë takimeve, ai u ka shprehur politikanëve shqiptarë interesin e lartë të Gjermanisë për një reformë zgjedhore përfundimtare e të plotë.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post