Pas incidentit që ndodhi një ditë më parë në ambientet e Pallatit të Kulturës në Burrel, ku u godit me grushte deputeti demorkat Bedri Hoxha, ka reaguar dega e kësaj force politike në Mat.
Përmes një njoftimi për mediat, PD shpreh solidaritetin me deputetin, ndërsa dënon aktin e dhunës.
Ndër të tjera, kjo degë e partisëbën thirrje që të shmanget përdorimi i ngjarjes për përçarje, në një kohë kur Partia Demokratike ka më shumë nevojë se kurrë për bashkim.
Por ajo që bie më shumë në sy nga kjo deklaratë, është fakti se thuhet që Lulzim Basha e ka dënuar aktin e dhunës që në nisje të takimit. Por ndryshe është shprehur Hoxha dhe deputeti tjetër Astrit Patozi.
DEKLARATA:
Partia Demokratike Dega Mat duke denuar me force incidentin sot ne Burrel ku u godit deputeti Bedri Hoxha, rikonfirmon solidaritetin e plote me z. Hoxha, sic edhe u demonstrua ne aktivin e sotem te deges se PD Mar, po ashtu edhe nga kryetari ne detyre i PDSH z. Lulzim Basha i cili e nisi fjalen pikerisht duke denuar me force ngjarjen dhe duke kerkuar bashkimin e cdo demokrati kunder cdo provokimi.
Sipas informacionit qe kemi, cfare ndodhi sot nuk ka asnje motiv politik dhe asnje lidhje me aktivitetin e struktures se PD.
Me kete rast shprehim keqardhjen e thelle per nxitimin e ndokujt per ngjyrim dhe perdorim politik te kesaj ngjarje.
PD Dega Mat i ben thirrje ne vecanti cdokujt me pergjegjesi politike ne PD qe te shmange keqperdorimin e kesaj ngjarje per interesa personale dhe politike qe nxisin ndasi e percarje ne kete moment kur kemi nevoje per bashkim dhe solidaritet me njeri tjetrin dhe kauzen e drejte te cdo demokrati. (D.D/Shuplaka)
