Deputeti i Bundestagut, Peter Beyer vizitoi Prishtinën pas një vizite në Beograd, ku shprehu qëndrimin gjerman kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës. Pas tij vizitojnë Beogradin dhe Prishtinë ndy senatorë amerikanë.
Deputeti i Bundestagut gjerman nga radhët e partisë në pushtet CDU të kancelares, Angela Merkel, Peter Beyer, shprehu edhe njëherë në Prishtinë kundërshtimin e Gjermanisë për ndyshimin e kufijve të Kosovës në kuadër të një marrëveshje të mundshme për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Peter Bayer, i cili disa herë kohët e fundit ka vizituar Kosovën, ju bëri thirrje pesë vendeve të BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosavës që ta bëjnë një gjë të tillë. Deputeti gjerman nga Beogradi erdhi të martën në mbrëmje në Kosovë, ku takoi kryeministrin në detyrë Ramush Haradinaj.
Kosova duhet t’i ruajë kufijtë
“Kosova duhet t’i ruajë kufijtë e vet që ka. Është vërtet e dëmshme, që jo të gjitha shtetet evropiane e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, prandaj në këtë kuadër ju bëjë thirrje 5 vendeve anëtare të BE-së që ta njohin Kosovën. Kosova gjendet para zgjedhjeve parlamentare dhe është një fushatë shumë e shkurtër, kështu që partitë politike i kanë vetëm pak ditë që të fitojnë besimin e elektoratit. Dje isha në Beograd, kam bërë ftesë edhe atje për të rifilluar dialogun me Kosovën. Qeveria e re e Kosovës që duhet të krijohet pas zgjedhjeve, të kthehet në proces pa kushte. Gjermania është e gatshme ashtu sikurse në të kaluarën që ta mbështes Kosovën”, tha Peter Beyer.