Kryetari i grupit parlamentar në Lëvizjen Socialiste për Integrim, Petrit Vasili me anë të një postimi në ‘Facebook’, shkruan se i njëjti prokuror që i mbylli çështjen Edi Ramës ka mbyllur me shpejtësi dhe çështjen e Arta Markut.
Vasili shkruan se kjo është drejtësia e “re”e neveritshme, që do të thotë burg për të gjithë,me dhe pa të drejtë dhe mbyllje e çdo zullumi me ligjin për kryeministrin dhe për kryeprokuroren, që i shërben atij.
Postimi i plotë
Arta Marku i mbyll ceshtjen vetes me te njejtin prokuror si Rames,CFARE TURPI..
Arta Marku i mbyll fët e fët ceshtjen vetes.
I njejti prokuror qe mbylli ceshtjen Edi Rames per manipulimin dhe mashtrimin nepermjet ekspertizes se audiopergjimit te Agron Xhafes mbylli sot me te njejtin zell dhe shpejtesi edhe ceshtjen e Arta Markut e akuzuar per shperdorim detyre.
Kjo eshte drejtesia e “re”e neveritshme,qe do te thote burg per te gjithe,me dhe pa te drejte dhe mbyllje e cdo zullumi me ligjin per kryeministrin dhe per kryeprokuroren, qe i sherben atij.
Keta i bejne qoka mbylljeje ceshtjesh njeri tjetrit dhe turpi eshte sheshit.
Kush e beson më kete drejtesi nuk ka me asnje respekt per veten.
Ja vendimi me i fundit qe i mbyll ceshtjen Arta Markut,
CFARE KOMEDIE…..E ZEZE…