Deputeti i CDU-së, subjektit politik të kancelares gjermane Angela Merkel, Peter Bajer, i ka bërë të qartë sot në Beograd presidentit, Aleksandër Vuçiq, se pa pranimin e shtetit të pavarur të Kosovës, s’ka integrim në Bashkimin Evropian për Serbinë.
“E rëndësishme është që secili duhet ta kuptoj se që nga fillimi i dialogut ka qenë e qartë se nuk mund të vij deri te normalizimi i marrëdhënieve, apo te dialogu në përgjithësi, pa pranimin faktit të integritetit territorial të Republikës së Kosovës, shkruan zëri.info.
Kjo duhet të jetë e qartë”, ka deklaruar Bajer, duke e potencuar qëndrimin gjerman për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.