Deputeti i Partisë Socialiste, Paulin Stërkaj është në gjëndje të rëndë shëndetësore. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri Edi Rama i cili shkruan në Facebook që të cilën lutemi ta përballojë si kampioni që kemi njohur gjithnjë.
“Miku ynë Paulin Sterkaj po kalon një provë të vështirë pas një befasie shëndetësore, të cilën lutemi ta përballojë si kampioni që kemi njohur gjithnjë, qysh në rininë e hershme kur ngrinte peshë zemrat e sportdashësve brenda e jashtë vendit. Forca mik. Jemi të gjithë me ty”, shkruan Rama për deputetin por pa specifikuar se për çfarë sëmundje bëhet fjalë.
(M.Q/Faxweb)