Deputeti demokrat Myslim Murrizi i ka drejtuar sot në Kuvend, një pyetje Gentiana Sulajt, kryetares së Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, nëse Gramoz Ruçi ka marrë guximin që të pyesë për dosjet dhe lidhje e tij me ish-sigurimsat.
“A mendoni se duhet ndryshuar ky ligj për të qënë më efiçent për organin më famëkeq të Sigurimit të Shtetit, dhe a mendoni se ka ardhur koha që të pastrojmë jetën publike, politike dhe administrative të këtij vendi nga ish-sigurimsat dhe bashkëpunëtorët e tyre?
E dyta. Sa nga këta 140 deputetë që nga kryetari Ruçi deri te më i riu kanë pasur kurajën t’i drejtohen Autoritetit të Dosjeve për të parë të kaluarën e tyre çfarë i lidh me Sigurimin e Shtetit? Sa nga qeveria, kryeministri, ministrat, zv.ministrat, drejtorët e drejtorive, sa të zgjedhur kryetarë bashkie i janë drejtuar këtij Autoriteti për të parë të kaluarën e tyre me Sigurimin e Shtetit?”, pyeti deputeti demokrat, gjë që si erdhi mirë Ruçit.
(E.K/FAXWEB.AL)