16:46 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Deputeti i PD-së i kundërpërgjigjet Fleckenstein-it: A të ka uruar ndonjëherë ty shefi “suksese në jetë”?!

21:17 | 27/03/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Deputeti i PD-së i kundërpërgjigjet Fleckenstein-it: A të ka uruar ndonjëherë ty shefi “suksese në jetë”?!

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi reagon pas deklaratave të eurodeputetit Knut Fleckenstein, i cili i kërkoi opozitës të rikthehet në Parlanment.

Boçi realizon një listë me pyetje drejtuar eurodeputetit, në mënyrë që ky i fundit të arrijë kërkesat e opozitës, e cila prej më shumë se një muaj po proteston në çadrën e ngritur përballë kryeministrisë.

Në një intervistë për gazetën “Tema”, Fleckenstein tha se e respekton protestën e opozitës, por nuk është dakort me bojkotin e Parlamentit. Madje shtoi se nuk e kuptonte kërkesën për qeveri teknike.

“Unë i respektoj mendimet personale të atyre qytetarëve të cilët marrin pjesë në protesta paqësore me qëllim përkrahjen e bindjeve të tyre politike.

Jam shumë i lumtur që shikoj se Shqipëria është bërë një vend ku kjo është e mundur.

Liria e shprehjes është një nga të drejtat më të rëndësishme në demokracitë e Evropës dhe ne duhet të bëjmë më të mirën tonë për të respektuar dhe mbrojtur këtë të drejtë themelore të qytetarëve tanë.

E vetmja gjë për të cilën nuk jam dakord është bojkotimi i Parlamentit.

Deputetët  janë zgjedhur për të përfaqësuar qytetarët brenda institucioneve shtetërore. Ata duhet që të kthehen në vendin e tyre të punës.”, tha Fleckenstein.

REAGIMI I BOÇIT

Që Z. Fleckeinstein ta kuptojë kërkesën e PD për qeveri teknike, mqs është shprehur që nuk e kupton, duhet t’i japë më parë përgjigje këtyre pyetjeve fare të thjeshta:
– Sa euro kushton një votë në landin e tij?
– Si blihen votat në Gjermani?
– Sa banda operojnë në landin e tij për llogari të partisë-qeveri?
– Cili është më “i forti” i lagjes së tij që mbledh vota?
– A i ka uruar ndonjëherë “shefi”, sipas humorit, “Suksese në jetë”?
– A fiton dot ai në zonën e tij nqs se i del përpara një “bos” droge a burgaxhi i sprovuar, apo killer famoz, se këtu jo e jo që nuk ka shanse?
– A ka gjasa të ketë kandidatë politikë me rekorde të thella kriminale në vendin e tij?
– A ka promovuar e përkrahur ai vetë, individë të tillë në politikë për Kryetarë Bashkish apo Deputetë?
– Sa ton hashash mbillen në Gjermani?
– Sa përqind merr policia nga aktiviteti i drogës në Gjermani?
– Sa miliarda euro nga ky aktivitet përdoren nga partitë politike për të marrë pushtet atje?
– Sa vendime merren “nën efekt” për interesa kriminale e plehrash në vendin e tij?
– Sa ministra janë ish punonjës të ish STAS-it, apo hetues për llogari të STAS-it?
Vetëm kaq i duhet. Shqipëria e siguroj, është vend përrallor, por nuk mund të përralliset!!!
Pas kësaj me shumë dëshirë do ia aprovoja këshillat e leksionet për demokracinë funksionale e parlamentare.  (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Knut Fleckensteinluciano boci
Pas

Makina merr flakë në servis, plagoset një punonjës (VIDEO)

Para

Bufon bëri shqiponjën me Shakohoxhën, tërbohen serbët. Ja çfarë shkruajnë (FOTO)

Para
Bufon bëri shqiponjën me Shakohoxhën, tërbohen serbët. Ja çfarë shkruajnë (FOTO)

Bufon bëri shqiponjën me Shakohoxhën, tërbohen serbët. Ja çfarë shkruajnë (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Grabiti me armë argjendarinë në Gjirokastër, 45-vjeçari ekstradohet nga Greqia pas katër vitesh

Rrezik bërthamor në Iran, pas shënjestrimit të Bushehrit nga Izraeli

SHBA godet Iranin/Çfarë avionësh dhe bombash u përdorën në sulm?

Ngushtica e Hormuzit drejt mbylljes, paralajmërim për tronditje ekonomike pas votimit në Iran

Zbulohen detaje nga SHBA për sulmin ndaj centraleve bërthamore iraniane

Mundësia e artë e Dinamos në Ligën e Konferencës për të rritur çmimin e sulmuesve

Pjeshka shtrenjtohet pas dëmeve nga ngricat e pranverës

Kolonjë/ Autoritetet marrin masa kundër murtajës, blegtorët me 47 mijë krerë bagëti

Vance: SHBA duan të arrijnë një marrëveshje afatgjatë me Iranin

Aksident i rëndë në rrugën Vlorë-Selenicë, një i plagosur rëndë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.