Deputeti i PD-së Ervin Salianji nga foltorja e Kuvendit i është kthyer procesit të zgjedhjeve të 25 qershorit ku sipas tij ka patur manipulime dhe blerje votash.
Salianji ka folur me emra dhe ka treguar foto për personat që kanë shkelur procesin e zgjedhjeve duke blerë vota dhe duke kërcënuar njerëzit me heqje nga puna si me heqje të ndihmës ekonomike nëse nuk jepnin kartat e identitetit.
“Në më shumë se 20 qendra vonimi në Korçë nuk u zhvillua procesi normal. Në disa prej tyre votimi nisi shumë me vonesë. Qytetarët e kërcënuar nuk dilnin në votime.
Në Sheqeras kryetari i PS-Së person me precedent penal kërcënonte votuesit, Shkëlqim Nakroleci e ka emrin zotëria.
Në Norman, kryetari i komisionit të PS-së Bashkim Kreka kërcënonte votuesit nëse nuk votonin hapur.
Në Maliq Branvera Bekolli, fuste duar në kuti. Ajo kërkonte që të shikonte nëse është votuar për PS-në apo jo.
Sot është drejtoreshë kjo.
Në lagjet e Korçë dëshmuam se si shpërndanin para nëpër banesa:
Kliton Kita drejtor i taksave në Bashkinë e Korçës.
Në lagjen 5 Enver Shahinasi drejtor i INUK.
Në lagjen 15, Andi Sula, nga zyra vendore e regjistrimit të “Pasurive të Paluajtshme”.
Në lagjen 6 Solien Prifti drejtor në Bashki.
Në lagjen 6 dhe 7 Etrika Tollkucci drejtor i ISKSH.
Në lagjen 10, Fjoralba Vukatana, drejtore e Arkivës.
Po në lagjen 10, Erjon Qylemeni, drejtor i Shërbimit Pyjor”, tha Salianji.
Salianji tha gjithashtu se blerja e votës ishte masive dhe votimet shënuan shumë parregullsi zgjedhore duke deformuar votën e qytetarëve.
Salianji thotë se të gjithë këta emrat janë denoncuar në polici dhe ka thënë se ka patur edhe 4 arrestime por që të arrestuarit nuk ishin nga PS. (B.H/Shuplaka)