05:27 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Deputeti i PD-së për ministrat teknikë: Përveç Bardhit, të tjerët dolën “llokum”

11:58 | 09/08/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Deputeti i PD-së për ministrat teknikë: Përveç Bardhit, të tjerët dolën “llokum”

Deputeti i PD-së, Myslym Murrizi ka sulmuar ministrat teknikë të PD-së në qeveri. Ai ka thënë se pavarësisht se ata mund jenë të kualifikuar dhe të kenë edhe grada, për të përfaqësuar demokratët dolën “llokum”, duke përjashtuar vetëm Ministrin e Drejtasisë Gazment Bardhin. Ai gjithashtu është kundër një aleance mes PD-së dhe PS-së pas zgjedhjeve.

REAGIMI I PLOTË:

PD sipas mendimit tim duhet te jete OPOZITE pa koalicion me asnje force tjeter politike parlamentare qe nuk eshte e qendres se DJATHTE.

Dhe kurre ne pushtet me PS e aq me shume me keta rilindas te sperkatur fund e krye, kush me shume e kush me pak, me pisllekun e DROGES qe prej 3 vitesh ka nxire Shqiperine.

PD si opozita kryesore dhe ndoshta e vetmja prej viti 2013 ka denoncuar çdo abuzim me pushtetin te rilindjes.

Dhe prej 3 vitesh pra nga viti 2014 ka qene e vetmja GOJE ne SHQIPERI qe ka folur dhe denoncuar drogen dhe lidhjen e saj me kupolen e policise dhe te shtetit.

Fatkeqesisht ata qe kane heshtur kane qene perfaqesite e vendeve qe sot sherbimet e tyre jane me te qarte se kurre per lidhjen e zyrtareve te larte te shtetit me trafikun dhe trafikantet.

Nuk i kam pare me te bilbilosin çiftin e ambasadoreve qe shfaqeshin çdo dite dore per dore dy vjet rresht nga 8 here ne dite ne ekran???

Nese AMERIKANET duan ta shpetojne kete VEND nga MAFIA dhe DROGA, duhet te marin shum seriozisht rrezikun qe paraqet kjo shumice qeverisese e te mos degjojne vetem çfare u thone te ” çiftezuarit”

Nese u duhet nje minister i brendeshem, nje prokuror, nje drejtor policie nje trup gjygjesore nje shef sherbimi( shish) qe te mos i vi era HASHASH, besoj qe kane te gjithe mundesine ta gjejne dhe FUQINE ta emerojne.

Nuk ka asnje shkak askush qe te bej PIS partine demokratike dhe 453 mij OPOZITARET e kesaj qeverie, me asnje lloj emri apo individi qe nuk perfaqeson asgje nga vullnetin i rreth gjysem milioni DEMOKRATESH e votuesish SHQIPTARE.

Nese ju duhet dikush nga keta qe jane , le ta mbajne si te tyre jo si te DEMOKRATEVE.

Opozite te ” emruar” nga pushteti bente Llukashenko i Bjellorusise.

Variante te tilla te PISTA, qeveria ka perdorur ne vitin 2004 kur emroi kryetar te KLSH nje hajdut vemje dhe spiu te sigurimit si skuthi Çeku.

Apo siç donin te ja vinin ne preher para 18 majit nje presidente me targe te PD, dhe kukull ne duart e kryeministrit.

Boll kane mbajtur DEMOKRATET ne kurriz individe ne dy dhe tre fytyra, qe kane flirtuar hapur me qeverine e si targe kane patur ate te PD.

Per gjykimin tim si demokrat dhe kryetar i PD Lushnje , jo te gjithe ato qe u emeruan nga marreveshja e 18 majit i rezistuan presionit te rames dhe tundimit nga karrikeja,dhe justifikuan qellimin e uljes ne ato karrike.

Rrespekt per ministrin e drejtesise, dhe ndoshta per nje drejtor.

Te tjeret me duket se ” fluturuan” ne delir fallco dhe e quajten thjesht punesim te tyre dhe te ndonje miku apo shoku.

Shumices me duket se nuk ja mesuan emrat as rojet as shoferet.

Po te me jepet mundesia ti vleresoj me vote politike ne funksion te mbrojtjes se interesit te DEMOKRATEVE, nuk do ti votoja KURRE, as per kryepleq.

Si ” shkencetare” ndoshta vlejne shume, se kane grada, por per te perfaqesuar DEMOKRATET une mendoj se dolen “llokum”.

Megjithate populli thote: karrikja dhe paraja johin me mire njeriun, e perderisa nuk ka laborator qe ti besh ” proven” perpara se ta provoj karrikja, te gjithe mund te kemi zhgenjime per kedo qe besojme.

(B.H/Shuplaka)

 

Etiketa: Myslim Murrizi
Pas

A do të qëndrojë Dritan Demiraj në qeverinë “Rama 2”?!

Para

Ra ky zjarr edhe i pamë

Para
Ra ky zjarr edhe i pamë

Ra ky zjarr edhe i pamë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Britania ul në 16 vjeç moshën për pjesëmarrje në votime

Kërcënimi i SHBA me tarifa rrit rrezikun për Evropën

SHBA-të zhvendosin sistemet mbrojtëse ajrore Patriot nga Zvicra në Ukrainë

Tarifat doganore, presidenti brazilian i përgjigjet Donald Trump-it: Nuk je perandor i botës

Erdogani akuzon Izraelin: Po përdor pakicën e druzëve për t’u zgjeruar në Siri

Kancelari gjerman: Ukraina do të pajiset me sisteme me rreze të gjatë veprimi

Aksident në Gramsh/ Fuoristrada del nga rruga në afërsi të fshatin Sotirë, tre të plagosur

Ministrat e Kosovës ankohen për gjykatën, hesht kabineti i Kurtit pas vendimit të Supremes që i ndalon të mbajnë detyrën kur janë deputetë

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 10 dhe janë aktive 8

Sllovenia shpall dy ministra izraelitë non grata për rolin në krizën në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.