Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, reagon pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Elbasan, ku ky i fundit inauguroi impiantin e përpunimit të mbetjeve urbane dhe prodhimit të energjisë.
Sipas deputetit, impianti i inauguar është ndërtuar bashkë me landfillin në një pushë të depozitimit të plehrave të ish-Kombinatit Metalurgjik.
Boçi e cilëson këtë si një subvension klientelist, dhënë një kompanie fantazmë. Deputeti shkon me tëj duke e quajtur gjithashtu edhe një idiotësi mjedisore dhe inxhinierike.
“Me një vendim qeveritar shkel e shko e klientelist, me një subvencion miliardash dhënë një kompanie fantazëm, me kapital 100.000 lekë, e krijuar vetëm pak muaj para fitimit të së drejtës së ndërtimit, me zyra pa telefon ne Sky Toëer, me leje mjedisore katër muaj pasi kishte fituar projektin, me një teknologji të kapërcyer tashmë, inceneratori i Elbasanit mbetet një aferë e pastër korruptive.
I vendosur buzë lumit Shkumbin, asgjë nuk e ndalon atë të afektojë e helmojë ujërat e tij.
Ai bëhet kështu impianti (incenerator + landfill) i parë në botë, i ndërtuar buzë një lumi e në shtrat zallor.
Një idiotësi mjedisore inxhinierike totale!”, shprehet Boçi.
REAGIMI I PLOTË I BOÇIT
Impianti i sotëm i inaguruar nga Rama, ose më saktë Inceneratori i Elbasanit, është i ndërtuar bashkë me landfillin në fushë-depozitimin e plehrave të ish Kombinatit famëkeq metalurgjik, 3 km larg qytetit.
Dmth plehra mbi plehra dhe mbi të cilat u mbajt dhe fjalimi “epik” krekosës i Ramës.
Me një vendim qeveritar shkel e shko e klientelist, me një subvencion miliardash dhënë një kompanie fantazëm, me kapital 100.000 lekë, e krijuar vetëm pak muaj para fitimit të së drejtës së ndërtimit, me zyra pa telefon ne Sky Toëer, me leje mjedisore katër muaj pasi kishte fituar projektin, me një teknologji të kapërcyer tashmë, inceneratori i Elbasanit mbetet një aferë e pastër korruptive.
I vendosur buzë lumit Shkumbin, asgjë nuk e ndalon atë të afektojë e helmojë ujërat e tij.
Ai bëhet kështu impianti (incenerator + landfill) i parë në botë, i ndërtuar buzë një lumi e në shtrat zallor.
Një idiotësi mjedisore inxhinierike totale!
Përpos kësaj gazrat e çliruar prej tij fare afër qytetit, rikthejnë makthin kancerogjen në Elbasan, duke zevëndësuar kështu me sukses “Çelikun e Partisë” tashmë të fikur prej vitesh.
Kapacitetet e tij djegëse kërkojnë plehra shtesë që do na vijnë me ligjin e ri nga e gjithë Evropa.
Briketat e ardhura, brenda të cilave është ndryrë pa frikë “vdekja” që pret të shpërthejë në mijëra forma, do bëjnë që Elbasani i luleve të bukura tashmë të konsiderohet si Elbasani i briketave të bukura të vdekjes.
Rrjeti i ndërtimit të këtyre inceneratorëve në vendin tonë, përfshi Fierin e Tiranën, vulos përfundimisht kthimin e Shqipërisë në gropën më të madhe depozituese të plehrave të botës. (D.D/Shuplaka)