.Deputeti I PD-së Tritan Shehu ka reaguar lidhur me vrasjen e 43-vjeçarit Alket Muhaj në Rabije të Memaliaj, vrasje r të cilën policia ka deklaruar se ka ndodhur për shkak të një konflikti për një “vijë uji”.
Por Shehu ka renditur disa koinçidenca, sipas tij që e bëjnë të vështirë të besohet ky variant i policisë i shpallur “në kohë reale”.
“Vrasja ne Rabije te Memaliajt “kundermon ere Kanabisi dhe jo shije uji”, shkruan ai.
Postimi i plotë:
Vasja ne Rabije te Memaliajt “kundermon ere Kanabisi dhe jo shije uji”!
Mbasi po lexoj per “variantin e verdiktin e arritur ne kohe reale” nga Policia ndaj ketij krimi, dua tju pyes juve, miqte e mi:
Vertet e besoni ”variantin” policor se i ndjeri Alket u vra aty ne token e tij, vetem per nje “vije uji” nga ata te dy babe e bir, qe erdhen qe nga “Saranda te armatosur” per ta qelluar per kete, ndersa i qete ai po kulloste bagetine?!
A nuk ju duket kontradiktore kjo me faktin, qe vrasja perkon pikerisht me periudhen kur viktima kishte denoncuar ne Policine lokale e ne Qender, per siperfaqet me kanabis te mbjella aty se fundmi!?
Koincidence e cuditeshme, vecanerisht duke pasur parasysh qe ai “konflikt pronesie per ujin” ishte i vjeter, vitesh dhe vrasja nuk ka ndodhur ne zenie e siper, por befasisht.
Dhe dicka per Policine: A nuk duhet te sqarohet menjehere se cfare denoncimesh per kultivimin e kanabisit, kur, ku, si, sa here, prej sa kohe, ndaj kujt, ne cfare statusi, i ndjeri ka bere prane saj, ashtu si qartesisht konfirmojne jo vetem familjaret e afert te tij? A ka akuzuar ai si te perfshire per kete edhe punonjes te policise me emra, etj?
E di qe ceshtja eshte nen hetim, por disa koincidenca te cuditeshme, “rezultate e konkluzione” te rrufeshme te Policise, sikur dikush e priste ate vrasje, kontradikta per kete ngjarje etj, me detyrojne te shpreh keto rezerva edhe per te ndihmuar hetimet, qofte si deputet i asaj zone.
Po per denoncimet me emer e mbiemer te realizuara keto dite edhe ne media nga banoret e atyshem ndaj perfshirjes direkte te drejtuesve te policise ne kultivimin e kanabisit me 2015-17, elemente qe dhe une i kam ngritur prej kohesh, a do te kete me se fundmi ndonje pergjigje nga ajo apo reagim nga Prokuroria?
Tashti per tashti gjithesecili mund te beje analizat e tij, me tej shpresoj te kete konkluzione te qarta te drejtesise, por dua ta them, mua me “vjen me shumice ere kanabis” ne kete krim.
(B.H/Faxweb)