Deputeti i Vetëvendosjes Glauk Konjufca ka komentuar deklaratat e kryeministrit të Kosovës Ramush Hradinaj, i cili deklaroi se ai nuk do të tolerojë askën që ta ofendojë, madje, duke iu referuar Albin Kurtit, ai tha se është edhe i gatshëm të përleshet fizikisht me ato që e quajnë ‘hajdut’.
“Nëse përleshet me Albinin rezultati është i qartë, Albini kish pas me sos”, tha deputeti i VV-së, Glauk Konjufca.
Ramush Haradinaj, është shfaqur shumë i mllefosur me deklaratat e bëra për të nga kundërshtarët e tij politikë, në veçanti nga udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Ai ka thënë se nuk do të lejojë kurrsesi që dikush ta ofendojë atë.
“Nuk e lejoj askënd të më ofendojë. Nuk jam hajn, dhe nuk duroj që askush të më thotë kështu”, kishte deklaruar Haradinaj.
Konjufca kur u pyet sot nga gazetarët për deklaratën e Haradinajt tha se rezultati do të ishte i qartë dhe Albin Kurti do të ftonte. (B.H/Faxweb)