Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar dëshminë e Lulëzim Tozhanin para trupës gjykuese, i cili u arrestua së bashki me gruan gjatë protestës para Kuvendit. Vasili shkruan se mallkimi i Vilsonit , i cili mbeti vetëm atë ditë, nuk do t’i ndahet gjithë jetën qeveritarëve.
“Mallkimi i 7 vjecarit s’do t’ju ndahet gjithe jeten.Qeveri horrash. Qeveria jua hap dyert krimineleve te droges qe te ikin te qete. Ndersa 7 vjecarit i arrestojne nenen dhe babain sepse mbrojten shtepine e tyre tek unaza e re. Mallkimi i femijes 7 vjecar nuk do tu ndahet gjithe jeten maskarenjve te pushtetit”, shkruan ai.
Kujtojmë që ditën e protestës 7-vjeçari mbetet i vetëm në shkollë, teksa prindërit e tij ranë në prangat e policisë.