06:20 | 11/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Deputeti i PS-së akuzoi Vokshin se e quajti ‘të çmendur’, reagon Kumbaro: Mos kini frikë

20:22 | 07/05/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Deputeti i PS-së akuzoi Vokshin se e quajti ‘të çmendur’, reagon Kumbaro: Mos kini frikë

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka reaguar pas debatit të deputetëve të zhvilluar në Komisionin për Median dhe Edukimin  që u zhvillua gjatë mesditës së sotme.

Debati nisi kur deputetja Albana Vokshi, tregoi disa foto nga projekti për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, dhe tha se është në atë projekt do pastrohen paratë e drogës. Ndërsa deputeti socialist, Fidel Ylli e akuzoj deputeten Vokshi se e ka quajtur Kumbaron “të çmendur”.

Me anë të një njoftimi të gjatë në Facebook, Kumbaro shkruan se opozita ia doli ta dështonte seancën e shqyrtimit të ligjit më të rëndësishëm për kulturën për të dhënë para medias show-n tashmë bajat të politikës së lodhur.

Gjithashtu ajo shkruan se “Çfarë guximi, çfarë lehtësie e papërballueshme për të llomotitur, sic thotë populli ynë , si e ëma e Zeqos në majë të thanës!
Guxon e akuzon sot , pikërisht kur ne po ndërtojmë e rindërtojmë muze të rinj, që janë pasaporta jonë më e mirë! Akuzon sot kur po restaurojmë zinxhir kishat e xhamitë, kalatë e qendrat historike! Akuzon sot kur kemi nxjerrë nga rreziku më shumë se 450 objekte pasuri kulturore në të gjithë Shqipërinë, nga Varrezat e Rrmajit në Shkodër deri te Kulla e Sahatit në Gjirokaster.Mos kini frikë nga e bukura të dashur opozitarë, e bukura në art, trashëgimi e kulturë është e shëndetshme, është emancipim!”

Reagimi i plotë i Mirela Kumbaros:

Llafet i merr era, puna mbetet

Sot opozita u rikthye në Komisionin për Median dhe Edukimin, por edhe për cështjet e Kulturës. Shpresova e besova se prania e saj kishte mesazhin se do të ishte pjesë e një debati konstruktiv pasi, në rendin e ditës, ishte diskutimi nen për nen i Projektligjit për Trashëgiminë Kulturore dhe për Muzetë.

Pas 4 viteve punë nga ekspertët e Ministrisë së Kulturës dhe të partnerëve tanë ndërkombëtarë, projektligji ka 5 muaj që në tryezat e Komisioneve parlamentare. Jo vetem kaq, me parë është diskutuar gjerësisht në forume, formale dhe informale, me ekspertë, grupe interesi dhe opinionin publik.

Ndërkohë që sot ishim përgatitur për të ndërtuar sëbashku një stacion shumë të rëndësishëm të kësaj pune të gjatë, por edhe shumë të vyer për Trashëgiminë Kulturore sic është ky projektligj me 280 nene , mjerisht opozita mbajti qendrimin e turpshëm të shamatasë së zakonshme, duke e kthyer për të disatën herë atë komision në një tollovi llafesh pa doganë e pa sintaksë, pa bereqet e pa prioritet, ku gjithcka thuhet, hidhet e përplaset pas sheshit, por aty vetëm për projektligjin nuk u fol. Kjo ndodh sepse opozita, sic e pohoi dhe vetë, ishte e papërgatitur edhe pas 5 muajsh që projektligji sillet në sirtarët e komisionit.

Komisioni, që nuk di si mund të jetë i Kulturës, u përmbys sërish sot nga opozita në një pazar (nga ato pazaret e para restaurimeve të bëra nga ne vitet e fundit).

Pikërisht nga ajo opozitë që, kur ishte në pushtet, zhduku nga faqja e dheut mbi 100 objekte pasuri kulturore pa lënë as nam as nishan, shkatërroi deri në moskthim mbi 200 monumente kulture, pa marrë mundimin as të bënte një herë të vetme një inventar të tyre.

Kjo opozitë, dikur aq vite të gjatë në qeverisje, nuk investoi as edhe 1 qindarkë për të ndërtuar ndonjë muze kombëtar, apo ndonjë teatër të ri. As edhe një! Ah po, hodhi në gropën e hapur të Piramidës 6 milionë dollarë për të bërë gjoja teatër, derisa ktheu mendje rrugës dhe vendosi ta prishte e të conte 3 milion te tjera dëm, gjoja për të ndërtuar parlament të ri! Ndërkohë që artistët e skenave kombëtare vijonin të ngjiteshin me dinjitet në skenë e të vuanin në prapaskenë prej kushteve aspak dinjitoze.

Ajo opozitë që në vitet e gjata të pushtetit i la të rrënoheshin qendrat historike ekzistuese- se për të futur në mbrojtje qendra të reja nuk bëhet fjalë,- opozitë që mbahet mend vec për torta e tallava, që la të vidhen ikonat e thesare të trashëgimisë në mes të ditës, ndërsa kishat e xhamitë trashëgimi kulturore i la në mëshirë të fatit apo të keqbërësve, sa u mbinte pema mbi cati, e mezi mbaheshin në këmbë.

Cfarë guximi, cfarë lehtësie e papërballueshme për të llomotitur, sic thotë populli ynë , si e ëma e Zeqos në majë të thanës!
Guxon e akuzon sot , pikërisht kur ne po ndërtojmë e rindërtojmë muze të rinj, që janë pasaporta jonë më e mirë! Akuzon sot kur po restaurojmë zinxhir kishat e xhamitë, kalatë e qendrat historike! Akuzon sot kur kemi nxjerrë nga rreziku më shumë se 450 objekte pasuri kulturore në të gjithë Shqipërinë, nga Varrezat e Rrmajit në Shkodër deri te Kulla e Sahatit në Gjirokaster.
Akuzon sot kur jemi qartësisht të besueshëm në projektet tona, përderisa donatorët më të fuqishëm dhe partnerët më seriozë në lëmin e trashëgimisë botërore po investojnë në projekte të trashëgimisë sonë kulturore! Akuzon sot kur ne po ndërtojmë teatro të rinj, akuzon sot kur artistët tanë po mbushin skenat e teatrove jo vetëm në Tiranë, dhe ku premierat kanë qenë dinjitoze cdo natë!

A shkoi njeri prej tyre të shihte një, vetëm një shfaqje të vetme?! A shkoi njeri prej tyre të duartrokiste artistët që mbushin sallat plotë 5 ditë në javë dhe t’i uronte për talentin, punën dhe pasionin ndonëse në kushte aspak të përshtatshme?! A shkoi njeri prej tyre te vizitonte një ekspozitë a të përgëzonte një nga artistët që tashmë nderojnë vendin me talentin e tyre në skenat e ekspozitat botërore ku Shqipëria përfaqësohet denjësisht?! A shkoi njeri tyre në Apolloni për të parë se si i është rikthyer shkëlqimi manastirit, cili prej tyre shkoi në Gjirokastër a Berat, në Shkodër apo në Korce për muzetë e rinj, për të parë se si i rikthehet jeta e pasurive kulturore?! Cili prej tyre shkoi të vizitojë Vunoin e Dhërmiun apo Vlorën ku tashmë po punohet për rilindjen e Qendrave historike?! Cili prej tyre mori pjesë në Festivalet ndërkombëtare organizuar në çdo kala e teater antik?! E kështu mund të pyesim në një listë të gjatë projektesh e punësh të kryera në 4 vjet e që vijojnë.

Mos kini frikë nga e bukura të dashur opozitarë, e bukura në art, trashëgimi e kulturë është e shëndetshme, është emancipim!

Sot opozita ia doli ta dështonte seancën e shqyrtimit të ligjit më të rëndësishëm për kulturën për të dhënë para medias shoë-n tashmë bajat të politikës së lodhur.
Dokrrat e hinit nuk meritonin përgjigje në atë pazar pa kulturë, por shqiptarët dua t’i siguroj se fjalën e dhënë për një projektligj bashkëkohor për trashëgiminë kulturore, që u lëvdua edhe në Progres-Raportin e fundit të Komisionit Europian, do ta shpiem deri në fund.
Natyrisht që nuk kemi bërë gjithcka, mbetet shumë më tepër për të bërë dhe për këtë do të vazhdojmë të punojmë, të punojmë deri ditën e fundit! Çdo kush na bashkohet e bën për Kulturën dhe jo për një grup të caktuar.

Llafet i merr era, puna mbetet!

(M.Q/Faxweb)

Pas

Poetja lumturohet për vdekjen e djalit të Flutura Açkës: Ishte drejtësi! Këta mosmirënjohës…

Para

E takon apo jo vajzën e tij? Kasto Zizo tregon të vërtetën publikisht

Para
E takon apo jo vajzën e tij? Kasto Zizo tregon të vërtetën publikisht

E takon apo jo vajzën e tij? Kasto Zizo tregon të vërtetën publikisht

Discussion about this post

 



Të Fundit

Së shpejti Kurti e Vuçiç ulen për dialogun, Sorensen: Do të avancojmë me përgatitjen e takimit të nivelit të lartë

Shqipëria bën “vetëvrasje” në Letoni, Botërori vështirësohet në maksimum

Tiranë/ Dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banon shtetasi Q. B., 69 vjeç,

Trump, ‘gati të përdorë pushtetet kundër protestës kundër dëbimit të emigrantëve’, plani për të dërguar 9 mijë migrantë drejt Guantanamos

Sulmi në Austri/ Kryetari i Vitisë shpreh ngushëllimet për humbjen e jetës së vajzës nga Kosova që ndodhe në shkollën e Graz

Vendasit gjejnë rrjetën, ndëshkohemi në fundin e pjesës së parë

Vala ekstreme e të nxehtit godet Indinë: Termometri shënon 47.3 gradë Celcius

Shefja e Inteligjencës Amerikane paralajmëron në ‘X’: Jemi afër një ‘holokausti bërthamor’

Shënon Shqipëria, kuqezinjtë në avantazh ndaj Letonisë

Super-Strakosha, portieri kuqezi pret një 11-metërsh

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.