Maxhoranca prej kohësh akuzave të opozitës për lidhje me krimin u përgjigjet se kjo është një zhurmë që ka si qëllim pengimin e Shqipërisë për çeljen e negociatave, madje duke e akuzuar atë se po lobon që vendi ynë të marrë një përgjigje negative në qershor.
I këtij mendimi ka qenë edhe deputeti i PS-së Fidel Ylli i cili në një intervistë sot në ‘Fax News’ ka deklaruar se opozitës nuk i dhemb zemra për vendin por ngre kauza për të blokuar procesin e integrimit.
E gjitha sipas tij, edhe protestat kanë si qëllim bllokinin e procesit të integrimit pasi kërkojnë të fshehin edhe zullumet që kanë kryer, dhe shmangien e ndëshkimeve nga reforma në drejtësi të cilën “ e votuan në rrjesht pas presionit nga BE dhe SHBA”.
“Dhe ti e beson këtë gjë, që këta kanë lobuar për Shqipërinë për çeljen e negociatave. Cfarë do të thonë këta po u çelën negociatat, është një e mirë e Shqipërisë.
Ky holandezi këtu pse e ngre më shumë zërin se Holanda? Është turp që të lobojë për të mos u hapur negociatat, e bëjnë sepse reforma në drejtësi do të nxjerrë zullumet e tyre. Ju e dini që Europa e detyroi të votojë reformën në drejtësi”, tha Ylli.
Deputeti i PS-së e quajti opozitën destructive dhe të lodhur, duke shtuar se pavarësisht se Edi Rama ka defekte me një opozitë të tillë do të qeverisë gjatë. Ai theksoi se opozita do të qetësohet pas datës 28 qershor, kur dhe do të jepet vendimi për çeljen ose jo të negociatave.
“Prandaj Edi Rama do qeverisë gjatë në këtë vend se opozita është e lodhur, është e shkalavitur, nuk bën debate, është destruktive.
Pas datës 28 qershor do qetësohen këta. Turp i botës, kalojmë në fyerje e sharje, të vjen turp të thuash se jam deputet, opozitë destruktive”, u shprteh Ylli.
Intervista e plotë:
(B.H/Faxweb)