Deputeti i Partisë Socialiste, Vladimir Kosta, i larguar kohë më parë nga Partia Socialiste, ka reaguar së fundmi ndaj deklaratave të ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani dhe deputetes socialiste Silva Caka se Lëvizja Socialiste për Integrim duhet të dalë e vetme në zgjedhjet parlamentare të 18 qeshorit.
Në reagimin e tij, deputeti Kosta thekson se “loja e tipit jemi dhe s’jemi aleatë” vetëm sa po çorienton elektoratin e majtë. Sipas Kostës, më shumë ngjan si rritje pazari. Ai drejtohet LSI-së me fjalët se “mbase është koha që LSI ta provojë veten sa vlen e vetme në zgjedhje”.
“Ministri i Drejtesisë dhe një kolege e LSI nuk e fshehin se nuk janë komod me kolalicionin me PS. Shumë nga aryset që japin, përveç tyre, nuk i kupton asnjë i majtë në vend. Kjo loja e tipit jemi dhe s’jemi aleatë vetëm sa po çorienton elektoratin e majtë. Më shumë ngjan si rritje pazari sesa sjellje mes partnerësh politike. Mbase është koha që LSI ta provoj veten sa vlen e vetme në zgjedhje. Duhet ta respektojmë këtë dëshirë të tyre.”, shkruan deputeti. (A.T/SHUPLAKA)