Deputeti Halit Valteri është paralajmëruar për ndëshkim nga zv. kryeparlamentarja Vasilika Hysi teksa ai kërkoi fjalën proçedurë.
Valterit, sapo iu dha fjala për proçedurë,, nisitë fliste lidhur me zhvillimin e fundit, për takimin që ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj kishte bërë me një gardist që shoqëron kryedemokratin Lulzim Bashën ku i ka komunikuar se jeta e këtij të fundit ishte në rrezik.
Por pasi drejtuesja e Kuvendit ka dëgjuar se deputeti nuk po fliste lidhur me rendin e ditës, ka kërkuar që t’i ndërpritej fjala.
Debati në Kuvend:
Halit Valteri: Kërkoj fjalën për procedurë.
Vasilika Hysi: Po keni 3 minuta kohë
Halit Valteri: Çfarë e kërcënon Lulzim Bashën, si ka mundësi që ministri të Brendshëm e di që i kërcënohet jeta Lulzim Bashës. Si i mori këto informacione?
Vasilika Hysi: Ndërpritini fjalën. Citoj nenin 49. Jeni deputet i ri, respektoni rregulloren dhe lironi foltoren. Ka ndëshkim nëse nuk e bëni lironi foltoren. Mund të flisni në 5 minutësh. Kaq mund të bëj.
Presidenti Ilir Meta ka thërritur në një takim urgjent kreun e SHISH Helidon Bendo, pas lajmit se kreut të PD-së Lulzim Basha i rrezikohet jeta. (lexo edhe ketu)
Kjo lëvizje e Metës vjen pas takimit që ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka pasur me shoqëruesin e Lulzim Bashës, Feim Dollapi, të cilin e ka pyetur nëse duhen shtuar masat e sigurisë ndaj kreut të PD-së, pasi ka pasur indicie se ndaj tij mund të kishte ndonjë sulm.
Kujtojmë se përmes një letre që Gazmend Bardhi i ka dërguar Sandër Lleshajt, i kërkohet këtij të fundit llogari se pse ky takim ka qenë informal, dhe jashtë çdo standardi profesional.