Deputeti i LSI-së, Luan Rama ka ironizuar seminarin e Ballkanit Perëndimor të organizuar nga Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar. Përmes një postimi në facebook, Rama liston ëndrrën e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu edhe Shqipërinë, për t’u bërë pjesë e BE-së, ndërkohë që Britania e Madhe është shkëputur.
“Paradoksi i parë: të gjithë delegacionet e vendeve të Ballkanit Perendimor, flasin për anëtarësimin në Bashkimin Europian si ëndrrën e tyre të madhe e të pa realizuar, ndërkohë që e bëjnë këtë në Londër, në parlamentin e një vendi që ka vendosur të dalë nga BE dhe është në atë që njihet si procesi BREXIT”, shkruan Rama.
Si paradoks të dytë, deputeti i LSI thekson sigurinë e dobët në këtë pjesë të Ballkanit, pavarësisht se janë pjesëtarë të NATO-s, duke theksuar se kjo zonë vazhdon të jetë problematike për krimin, trafiqet dhe korrupsionin.
“Paradoksi i dytë: nga vendet e Ballkanit Perendimor, në seminar marrin pjesë katër vende anëtare të NATO-s; Shqipëria, Bullgaria, Kroacia dhe Mali i Zi, e ndërkaq, rajoni vazhdon të jetë problematik për sigurinë, për krimin e organizuar, për trafiqet dhe korrupsionin!
Retorikë! Dhe BE nga ana tjetër në krizë lidershipi, që me Procesin e Berlinit krijoi një “ishull shprese”, ku janë ankoruar përkohësisht vendet e Ballkanit Perëndimor!”, thekson ai.
Postimi i plotë
Paradokset” e një seminari!…
Në seminarin për Ballkanin Perëndimor, të organizuar nga Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar dhe që po zhvillohet në Londër, ku marrin pjesë deputetë nga parlamentet e Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Bullgarisë, Kroacisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë, dhe natyrisht, edhe të Parlamentit Britanik, duke e marrë fjalën në një nga seancat, theksova dy paradokse:
Paradoksi i parë: të gjithë delegacionet e vendeve të Ballkanit Perendimor, flasin për anëtarësimin në Bashkimin Europian si ëndrrën e tyre të madhe e të pa realizuar, ndërkohë që e bëjnë këtë në Londër, në parlamentin e një vendi që ka vendosur të dalë nga BE dhe është në atë që njihet si procesi BREXIT!
Paradoksi i dytë: nga vendet e Ballkanit Perendimor, në seminar marrin pjesë katër vende anëtare të NATO-s; Shqipëria, Bullgaria, Kroacia dhe Mali i Zi, e ndërkaq, rajoni vazhdon të jetë problematik për sigurinë, për krimin e organizuar, për trafiqet dhe korrupsionin!
Retorikë! Dhe BE nga ana tjetër në krizë lidershipi, që me Procesin e Berlinit krijoi një “ishull shprese”, ku janë ankoruar përkohësisht vendet e Ballkanit Perëndimor!
(J.D/Faxweb.al)
Discussion about this post