Në nisje të seancës së sotme në Kuvend, deputeti i dalë nga radhët e PD-së Erion Piciri, ka kërkuar që të ndryshonte rendi i ditës, dhe ku qeveria të jepte llogari lidhur me gjyqin në Arbitrazh ndaj biznesmenit italian Beketi.
Piciri u shpreh se në rast se kemi të bëjmë me një pranim të fajit nga përfaqësuesit e shtetit shqiptar atëherë do të duhet që të shpërndahej Kuvendi, dhe qeveria të jepte llogari për këtë. Po kjo kërkesë e Picirit për të ndryshuar rendin e ditës ndeshi në rezistencën e Gramoz Ruçit, i cili u justifikua përmes çështjeve proceduriale.
Erion Piciri: Nëse kemi të bëjmë me një pranim të fajit, duhet që të kemi shpërndarje të parlamentit, rënie të qeverisë, dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Nuk duhet që në asnjë kontratë publike të miratohen sjelljet e arrogancës qeverisëse.
Gramoz Ruçi: Kërkesa e ndryshimit të rendit të ditës, hidhet për diskutim në Kuvend, vetëm në rast se është propozuar nga një grup prej 10 deputetësh. Konsultohuni më parë me rregulloren e Kuvendit, nuk mund të ndryshohet rendi i ditës nga propozimi i një deputeti të vetëm.

Kujtojmë se gjyqi ndaj Beketit do t’i kushtojë shtetit shqiptar rreth 140 milionë euro. (Lexo edhe ketu)
(E.K/Faxweb.al)