Në një kohë që fjala koncesion është kthyer në kryefjalën e qeverisjes, deputeti i LSI-së edhe pse me ironi bën propozimin e beftë: Të jepet me koncension edhe mbjellja dhe tregtimi i hashashit!
Përparim Spahiu në një reagim në rrjetet sociale thotë se këtë propozim ja ka bërë Ministrit të Financave Arben Ahmetaj.
“Në kuadër të dhënies me konçension të gjithçkaje dhe si kryefjala e buxhetit 2018 i propozova Min. Financave që dhe mbjellja dhe tregëtimi i Hashashit (si fillim, me mundësinë e zgjerimit dhe në drogat e forta), të jepej me Konçension.
PPP nuk më duket e pērshtatshme pasi rezultoi me mjaft probleme gjate 2016-s!!!”, shkruan Spahiu.
(E.K/FAXWEB)