Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar me anë të një statusi në Facebook lidhur me qëndrimin e maxhorancës për check up-in në shëndetësi, duke deklaruar se ai shërben “vetëm për të maskuar tjetërsimin e fondeve të shëndetësisë”.
Ai ka shkruar se sistemi shëndetësor po varfërohet edhe më tej nga fondet që rrëmbehen nga “skifterat”.
Mesazhi i plotë i Tritan Shehut:
Lexova nje deklarim-pamflet te te majteve per Check up-in e “shendetin e demtuar”!! GUXIM TE “MBROJNE” SPEKULLIMIN CHECK UP, QE REALISHT VETEM PO VARFERON ME TEJ SISTEMIN TONE SHENDETESOR NE MIZERJE. Sajese “sui generis” kjo, vetem per te maskuar tjetersimin e fondeve te shendetesise. Le te me tregoje dikush nje model te tille nga vendet e zhvilluara-ndoshta ekziston dicka ne Afriken Qendrore te varfer, ku cdo fond vetem “rrembehet” nga “skifteret”. A munden keta”avokate” te ketij mega investimi spekullativ me fondet publike e pa rentabilitet klinik, te me tregojne nje material shkencor te publikuar ku te dalin ne pah kush kane qene perfitimet shendetesore te popullesise, sa eshte ulur morbiziteti, vdekshmeria, kostoja spitalore etj etj nga ky i ashtuquajturi check-up. Nuk ka asgje te tille!. HAROVA, KA NJE PERFITUESHMERI KY PROJEKT, ATE TE PERFITIMIT MATERIAL NGA IDEATORET! Ndersa shendeti i qytetareve vecse demtohet me tej si pasoje e varferimit te metejshem e te skajshem te sistemit. (M.Q/Faxweb)