Deputeti i PD-së Tritan Shehu ka marrë pjesë në kongresin e “Nea Demokracia” gjatë një vizite në Greqi.
Ai e ka cilësuar si një rast të veçantë për të forcuar dhe konsoliduar marrëdhëniet shumë të mira midis forcave politike.
Postimi i plotë:
NE KONGRESIN E “NEA DEMOKRACIA” NE ATHINE.
Nje Kongres shume i rendesishem ne prag te fitores se ardheshme elektorale te kesaj partie “si moter”, pjese e PPE.
Nje rast i vecante ky per te konsoliduar me tej maredheniet shume te mira midis dy forcave tona politike, te vendosura keto edhe per te ringritur neser ne nivelet e domosdoshme pozitive maredheniet midis dy vendeve tona, fatkeqesisht aktualisht ne kuotat me te ulta te mundeshme.
Takime te shumta si psh me Kryetarin Z. Mitsotakis, me Sekretarin e pergjithshem te PPE Z. Lopez, me Komisionerin Avramopoulos, me Giannakou, Tzitzikostas, Karamanlis, Samaras etj.
Nje kongres i sukseseshem ky.
Gjate qendrimit ne Athine realizova nje takim pune edhe me aktiviste e drejtues te PD aty.
(B.H/Faxweb)