20:02 | 17/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Deputeti shqiptar, ish-ministër dhe ish-kryebashkiak me “fakutet” “ndërkombëtar”

23:58 | 06/08/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Deputeti shqiptar, ish-ministër dhe ish-kryebashkiak me “fakutet” “ndërkombëtar”

Instituti i studimeve poltike ka puvlikuar ditën e sotme CV e një prej deputetëve më të rëndësishëm në vend. Instituti shkruan se deputeti i cili ka qenë ministër, deputet, kryetar bashkie ka shkruar se ka mbaruar universitetin ndërkombëtar të Strudës. Madje edhe këtë fjali e ka shkruar me gabimi.

REAGIMI I PLOTË:

Kemi zgjedhur parlamentin e ri. Jemi vend në NATO e duam të shkojmë në BE. Palët flasin se “po bëjmë shtet” apo “republikë të re”, por e dini kush merr e do të marrë vendime për ne? Ja njëri prej tyre.

Prej vitesh është një prej 20-25 politikanëve më të rëndësishëm në Shqipëri, deputet, ministër, kryetar bashkie.

Është rizgjedhur deputet dhe në shtator do ta kemi përsëri aty, “në tempullin e demokracisë”. Thotë se di dy gjuhë të huaja dhe me siguri njërën prej tyre e di. Thotë se ka përvojë politike dhe me siguri ka sepse ka pasur e ka poste të larta politike.

Pjesa më interesante është tek deklarimi në KQZ me shkrimin e tij origjinal mbi arsimimin:

Thotë se ka mbaruar “fakukteti” dhe me siguri ka dashur të thotë “fakulteti”!

Thotë se bëhet fjalë për “fakulteti ndërkombëtar” dhe me siguri duhet të jetë i vetmi “fakultet ndërkombëtar në botë”!

Thotë se fakulteti ndërkombëtar ku është diplomuar është “i shkencave juridike” dhe duke hequr pjesën e parë e dyta mund të jetë e saktë.

Por ama në fund na ndihmon me të dhënat për të zbuluar se “çfarë ka dashur të thotë autori” kur thotë se ky fakultet, pra fakulteti ndërkombëtar i shkencave juridike është në Strugë. Bëhet fjalë për Strugën në Maqedoni dhe në Strugë Maqedoni ka vetëm një universitet dhe ai quhet “Universiteti Ndërkombëtar i Strugës”. Me siguri, pra VIP ynë politik ka ngatërruar fjalën “fakultet”, me fjalën “universitet” dhe me fjalën “ndërkombëtar” duke krijuar emërtimin inekzistent: “fakulteti ndërkombëtar”.

Shkojmë edhe më tej: në këtë universitet sipas faqes zyrtare, ka një fakultet që duhet “fakulteti i drejtësisë”, por nuk ka emërtim “i shkencave juridike”. Me siguri, politikani ynë VIP i ka ngatërruar edhe këto terma.

Ndofta nga kujtesa e lehtë, ndofta nga koha e largët kur ka marrë diplomën, ndofta për një arsye tjetër që mund ta mendojmë por nuk kemi (ende) provë ta themi!

A ka këtu diçka që nuk shkon? Jo, nuk ka vetëm diçka, sepse ky do ishte halli ynë më i vogël. Problemi është se ka shumë gjëra që nuk shkojnë…. edhe në këtë deklarim, edhe në këto zgjedhje, edhe në këtë Parlament, edhe në këtë politikë, edhe në këtë shtet edhe në këtë shoqëri.

Ai është i pasur, i pushtetshëm, i rizgjedhur, i fuqishëm, “i zoti” për standardet tona dhe, ashtu si dje, edhe sot, edhe nesër, me “votat” tona i është dhënë e drejta të marrë vendime për ne, vendime që kanë qenë, janë e natyrisht që do të jenë po kaq të sakta sa të dhënat që ai jep për arsimimin e tij.

(S.SH/Shuplaka)

Etiketa: CVDeputetinstituti studimeve politike
Pas

Incidenti në kullën Eifel, Franca nis hetimet antiterror

Para

HOROSKOPI. 07/08/2017

Para
HOROSKOPI 29/07/2017

HOROSKOPI. 07/08/2017

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hasani mikpret Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë: Bashkëpunim për integrimin

Gara e fortë në Lezhë! Kontestohet një votë, PS pretendon se është e pavlefshme, por…

“Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!

Sot, finalja e Eurovizion, “Zjerm” pritet të ndezë skenën, Suedia favorite për të fituar

Numërimi i votave të diasporës nga Greqia, përfundon procesi për disa nga qytetet

Lufta në Ukrainë/ Trump do të zhvillojë bisedë telefonike me Putin dhe Zelensky

Nën dyshimin për spiunazh, kush janë 3 iranianët që dalin para gjykatës së Londrës

Vota e diasporës, dalin 50 vota më shumë në kutitë e fundit, Tabaku i ankohet Celibashit

Lavrov dhe Rubio në bisedë telefonike, diskutojnë rezultatet e bisedimeve në Turqi

Marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës? Ja çfarë u propozon Vuçiç palëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.