23:21 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Deputeti shqiptar: Po më vrasin për së dyti herë

19:47 | 18/12/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Deputeti shqiptar: Po më vrasin për së dyti herë

Kuvendi i Maqedonisë me 95 vota për, ka miratuar Ligjin për amnistinë e personave të akuzuar për dhunën në Kuvend, më 27 prill 2017.

Për këtë ligj kanë votuar edhe deputetët e VMRO-DPMNE-së opozitare, edhe pse paraprakisht shumica parlamentare hodhi poshtë një amendament të saj për amnisti të përgjithshme.

Të akuzuarit pas miratimit të ligjit do të kenë afat prej pesë ditësh të parashtrojnë kërkesë për amnisti, ndërsa nëse kërkesa do të pranohet ose jo vendimin do ta marrë prokurori dhe gjykatësi kompetent.

Aleanca për Shqiptarët votoi kundër nevojës për propozim-ligjin e amnistisë për 27 prillin.

Kreu i ASH-së propozimin e quajti një turp të ligjvënësit dhe humbje e shpresës së qytetarëve për shtet të së drejtës. Sela përmendi edhe faktin që me këtë ligj amnistohen ata që deshën ta vrasin ndërsa dënohet ai që e shpëtoi duke aluduar në Abdylfeta Alimin.

“Pikërisht në këtë sallë ndodhi vrasja. Më 27 prill, pothuajse më vranë, por unë shpëtova. Tani ata më vrasin për herë të dytë,” tha Ziadin Sela.

“Zaev tha se kishte nevojë për pajtim, por unë do të thosha se nuk ka paqe me kriminelët. Ata që më shpëtuan mua janë në burg, ndërsa ata që hapën dyert janë në liri. Çfarë ironie”, u shpreh ai.

Propozuesit e ligjit dhe votuesit e këtij ligji Sela i quajti bashkërisht keqbërës.

Rrëfimi i plotë i Ziadin Selës për dhunën në Kuvend:

“Pas seancës plenare shkuam tek press qendra ku kryetari i ri i Kuvendit duhej të japë deklaratë. Në fillim isha tek korridori, në hyrje të sallës së mediave, qëndroja me Syrija Rashidin dhe Vesel Memedin. U dëgjua një britmë. Thanë se turma po hyn brenda. Në atë moment hymë në press qendër. Derisa mbahej konferenca e Talat Xhaferit kishte disa persona që mbanin derën nga njerëzit. Në një moment u hap dera sepse nuk mund ta mbanin më. Turma hyri. Unë isha në qosh të sallës, në të majtë të foltores. Para meje isha Syrija Rashidi dhe Rexhail Ismaili, djathas e kisha Zoran Zaevin dhe deputetët e tjerë. Erdhi turma drej neve. Drejt meje. Syrijai dhe Rexhaili tentuan të më mbrojnë. Kishte vazhdimisht kërcënime me jetë. Ju jeni tradhtar. Do ju vrasim na thanë. Kishte edhe kërcënime personale për mua. Sela ske ku të ikësh, do të vrasim. Vazhdimisht hidheshin gjësende të forta. Mbaj mend se një dërrasë më ra në kokë. Edhe nji monitor kompjuteri. Monitorin ma hodhën mua direkt edhe një shtizë flamuri. Nuk e di saktë kush ma hodhi shtizën.

E kam vërejtur se një femër, vazhdimisht më ka ndjekur më kamerë. Prokuroria sigurisht që ka më shumë detaje. Ishte një me maicë që e mbaj mend ishte me maskë dhe vazhdimisht e drejtonte turmën. Ata e drejtonin gishtin kah unë. Merreshin vesh me atë gruan. Në një moment na thanë se shërbimet po bëjën korridor që të dalim por ju thash se ska logjikë sepse e shoh se turma është kah une. Meqë deputetët dolën disa, unë isha i hapur për sulme.
S’kisha barrierë para meje që të më mbrojë. Kisha anezi të plotë, nuk mbaj shumë mend kohën e saktë. Turma mu afrua shumë. Më kapën për koke dhe më godisnin. U largova njëherë nga ai vend, por goditja me monitorin dhe shtizën më hutoi. Fillova të mos kem më orientim dhe humbisja frymëmarrjen, skishte ajër. Asnjë prej personave që më kanë sulmuar se mbaj mend se ka dashur të më mbrojë.
Po të ishte ashtu do më prisnin me lule dhe duartrokitje. Nuk kishin për qëllim të më mbrojnë. Skishtë ashtu personash. E mbaj mend se njëri prej sigurimit gjuajti me armë në ajër dhe kjo e zemëroi edhe më tepër turmën. Në atë moment ne të gjithë ishim pre e rrezikut të lartë. Pasi kam humbur vetëdijen smbaj mend asgjë. Vetëm kur jam zgjuar në dhomën 334 të Kuvendit. Ai djali me mjekërr ishte i pari që hyri në sulm. Kishte maicë të zezë. Shante dhe kërcënonte. Ai më ra në sy. Një tjetër ishte me syza në kokë dhe mbante jelek. Ai tjetri ishte me maskë dhe më numrin 6 në fanellën e tij. Deputeti Vlado Gjorçev tentonte ta pengojë turmën. Ishte mes neve dhe turmës. Momentin e fundit që e mbaj mend, se di se si arrita të largohem nga grupi i tjetër i deputetëve. E mbaj mend se kam rënë në gjunjë dhe më godisnin nga koka dhe trupi. Se di se si më kanë tërhequr zvarrë sepse kisha filluar të humb vetëdijen. E mbaj mend rënien në gjunjë si momentin e fundit para se ta humb vetëdijen. Nuk e di saktë si u largova nga turma e deputetëve. Isha i hutuar nga goditjet”.

(B.H/Faxweb)

 

 

Etiketa: Ziadin Sela
Pas

“Bojkotojmë mësimin dhe…” , zbardhet axhenda e protestës së studentëve për nesër

Para

Do të ketë njohje reciproke mes dy shteteve, zëvendëskryeministri zbulon kur do arrihet marrëveshja Kosovë Serbi

Para
Vrasja e Ivanoviç, Thaçi flet në telefon me Vuçiç: Pranojmë ndihmë që mund të çojë në zbardhjen e ngjarjes

Do të ketë njohje reciproke mes dy shteteve, zëvendëskryeministri zbulon kur do arrihet marrëveshja Kosovë Serbi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasje PD-PS në Dibër, bllokohet makinë me para e tollona nafte

Kukës/Dy persona në kërkim për korrupsion zgjedhor, kontrolle nga SPAK dhe Policia

Papa Leoni XIV nderon Françeskun me lutje private në Santa Maria Maggiore

Krujë/Niset shpërndarja e kutive të votimit për zgjedhjet, 93 qendra dhe mbi 62 mijë votues

Tragjedi në Divjakë, 65-vjeçari gjendet i mbytur në një kanal vaditës

Reuters: Liderët evropianë, Trump pranoi sanksione ndaj Rusisë nëse dështojnë përpjekjet për armëpushim

Në kërkim të mbështetjes ruse, Dodik takohet katër herë me Putinin në dy ditë

Elbasan/ Prokuroria ndalon katër persona për shtrimin e rrugëve në Belsh në prag të zgjedhjeve

Tragjedia në Gramsh, dalin pamjet e kantierit të HEC-it ku dy të rinjtë ishin duke punuar para se t’i zinte masivi i dheut që u shemb

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha pret delegacionin e eurodeputetëve: Të angazhuar për zgjedhje të qeta dhe transparente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.