Ka pasur debate në Komisionin e Legjislacionit mes deputetuit socialist Alket Hyseni dhe ish-ministrit të LSI-së Edmond Haxhinasto.
Gjithçka ka nisur me provokimin e Hysenit, që duke iu referuar nisjes së verifikimit nga ana e Prokurorisë për Haxhinaston është shprehur se opozita ka frikë nga drejtësia.
Kjo ka hasur në përgjigjen e shpejtë të ish-ministrit, i cili është shprehur se Hyseni po bënte provokime rruge.
Hyseni: Frika që keni nga drejtësia është shumë e madhe
Ndërhyn Haxhinasto: Tregon një mungesë etike, kërkon të bëjë provokime të nivelit të ulët, tregon qartazi se qëllime të mbrapashta shfaqen në këtë tryezë.
Përsa i përket frikës, frikë keni ju që doni ta kontrolloni politkisht. Nuk ke as aftësinë për ta bërë si duhet rolin e komisarit politik. Përmbahu dhe trego etikë në këtë sallë. Mos degjenero në llafet e rrugës.
Alibeaj; Mos të diskutojmë për çështje personale…
Ditën e sotme Haxhinasto i pyetur nga mediat u shpreh se ai është i hapur për çdo lloj verifikimi nga ana e autoriteteve. Po nëse sulmohem politikisht tha Haxhinasto, unë do të reagoj në të njëjtën mënyrë.
(E.K/FAXWEB)
https://www.youtube.com/watch?v=ubcjSJ6E1JY&feature=youtu.be
Discussion about this post