Deputeti i Partisë Socialiste Vladimir Kosta ka komentuar deklaratën Monika Kreymadhit, ku kjo e fundit u shpreh se LSI mund të marrë edhe mbi 40 deputet në këto zgjedhje.
Kosta ka ironizuar deklaratat e deputetes së LSI-së, Monika Kryemadhit.
“Është e sigurt Monika që fitoni, jo 40, mbi 40 fitoni …. ! Mos e humbni këtë shans !!!! Se po ja dha mendja Ramës, vështirë të dilni më vete . Kujdes Monika !”, shprehet deputeti Vladimir Kosta.
“E para një herë uroj të mos shtyhen zgjedhjet se për mendimin tim nëse s’do hyjë opozita në zgjedhje s’je më demokraci pastaj. Se është si puna e asaj që po më kërcënove unë nga inati s’e bëj. Gjërat duhet të jenë parimore, principale, se në 2008, bëmë grevë urie, ja ku janë sot, PD, më parë PS, se nuk janë budallenj.
Ju keni 19 deputetë sot?
Ne kemi 20, por unë mendoj që do ti kalojmë 40.
Do dilni forcë e parë?
Pse jo, s’është çështja tek kryeministri, ti mund të jesh kryeministër, por mund të bëhesh edhe njeriu më i urryer.
Vlen për zotin Rama kjo?
Vlen për çdo kryeministër që varfëron njerëzit e vet, bën politika klienteliste…
(J.V/Shuplaka)
Discussion about this post