08:41 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Deputeti socialist kërkon “divorcin” me LSI-në

12:14 | 13/03/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shpërthen deputeti i PS-së: Më mirë të qeverisim me PD-në sesa me LSI-në

Deputeti Vladimir Kosta reagon pas deklaratave të ministrave Klajda Gjosha dhe Edmond Panariti, të cilët vetëm një ditë më parë bënë thirrje që Ilir Meta të bëhej kryeministër, kërkesë kjo që vjen në  një kohë kur opozita kërkon largimin e Edi Ramës.

“Personalisht e kam shprehur mendimin tim për këtë koalicion edhe më parë. Kryeministrit tim do t’i kërkoja që më shumë se llogaritë në tavolinë, më shumë se ‘sondazhet’ apo analistët të dëgjonte elektoratin e PS-së për të ardhmen e koalicionit. Mendimet e socialistëve të thjeshtë dhe strukturave të partisë në bazë, janë analiza dhe sondazhi më i mirë i asaj që duhet të ndodh për koalicionin mes PS dhe LSI. Baza e socialistëve është shumë herë më e qartë për atë që është interes i Partisë Socialiste; mosvazhdimin e koalicionit me LSI-në.”, shkruan deputeti i qarkut të Gjirokastrës.

REAGIMI I PLOTË I KOSTËS

“BAZA E PARTISË SOCIALISTE ËSHTË SHUMË MË E QARTË PËR DIVORC TË MENJËHERSHËM ME LSI !

Që PD kërkon largimin e Ramës nuk është ndonjë çudi, e ka kërkuar që ditën e parë që Rama mori detyrën. Çdo parti që është në opozitë qëllimin kryesor ka të largojë Kryeministrin, njeriun që i hoqi asaj pushtetin. Ndaj nuk ja vlen të zgjatemi me idetë idiote që vijnë nga çadra e bulevardit.

Por në situatën kur kërkohet largimi i Qeverisë së PS, deklarimet e ministrave të aleatit tonë kryesor se Kryeministri duhet të jetë nga radhët e tyre, ngjajnë më e pakta jashtë realitetit.

Si biznesmen dhe politikan unë i kuptoj deklaratat e Znj. Gjosha dhe Z. Panariti. Kanë të drejtë që të endërrojnë Ilir Metën Kryeministër, ndaj janë dhe në LSI.

Patjetër që duhet ta shohin Metën si Kryeministër, por pasi të fitojë shumicën e votave të vetëm, pa aleancë. Nëse i vetëm fiton qoftë edhe 25 % të vendeve në parlament, hallall ja bëjmë postin e kryeministrit!

Por aktualisht, çështjen e Kryeministrit e ka zgjidhur Kushtetuta se cilës forcë politike i takon. Deklarime të tilla zakonisht bëhen edhe nga parti më të vogla në kohë fushate dhe unë nuk di të ketë nisur fushata ende. Nëse doni Kryeministrinin, dilni më vete dhe provojeni ta merrni.

Ndërkohë, për sa kohë na quani dhe u quajmë aleatë silluni si të tillë, të paktën publikisht.

Personalisht e kam shprehur mendimin tim për këtë koalicion edhe më parë. Kryeministrit tim do t’i kërkoja që më shumë se llogaritë në tavolinë, më shumë se ‘sondazhet’ apo analistët të dëgjonte elektoratin e PS-së për të ardhmen e koalicionit. Mendimet e socialistëve të thjeshtë dhe strukturave të partisë në bazë, janë analiza dhe sondazhi më i mirë i asaj që duhet të ndodh për koalicionin mes PS dhe LSI. Baza e socialistëve është shumë herë më e qartë për atë që është interes i Partisë Socialiste; mosvazhdimin e koalicionit me LSI-në.

E them këtë, sepse më rezulton se “këshillat” dhe mendimet e “urta” të ndonjë deputeteti të PS-së mbi dobinë e koalicionit nuk janë në interesin tonë, por të aleatit. Ka deputetë socialistë që sot shpalosin forcën apo avantazhet e LSI dhe kanë filluar mendojnë njëlloj si ministrat apo deputetët e LSI.

Ndaj PS-ja , duhet të dëgjojë bazën socialiste, e cila e thotë hapur dhe qartë se më shumë humbëm se fituam nga aleanca me LSI. Nëse në 2013 u bë një gabim që po na kushton shtrenjtë është koha të mos përsëritet më. Sepse tani edhe PD nuk po kërkon largimin e qeverisë PS-LSI, por vetëm largimin e PS”. (D.D/Shuplaka)

 

Etiketa: edmond panaritiKlajda GjoshaVladimir Kosta
Pas

Llalla nga Gjirokastra: Shqetësuese situata e kultivimit të drogës, rënie e volumit të punës nga prokuroritë

Para

Nëse ministrat e rinj lënë mandatet, ja kush u zë vendin në Parlament (DY DREJTORË NË LISTË)

Para
Nëse ministrat e rinj lënë mandatet, ja kush u zë vendin në Parlament (DY DREJTORË NË LISTË)

Nëse ministrat e rinj lënë mandatet, ja kush u zë vendin në Parlament (DY DREJTORË NË LISTË)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rama ndan momentet nga 34-vjetori i PS: “11 Maji, suksesi spektakolar i Shqipërisë 2030”

Tensionet rriten në Rusi, ekonomia përballet me kërcënimin e recesionit

Rusia reagon ashpër ndaj tensioneve: “Vrasja e Khameneit do të destabilizonte rajonin”

Rezidenca e ambasadorit norvegjez në Izrael në shënjestër të një sulmi me granatë – autorët ende në kërkim

Izraeli sulmon objektiva ushtarake në Iran, përfshirë selinë e programit SPND

Përballë tensioneve me Izraelin, BE dhe Britania nisin dialogun me Iranin

Këmbimet valutorë sot: Çmimet e euro, dollarit dhe analizë për monedhat e tjera

Takim kritik BE-Iran në Gjenevë, në sfondin e tensioneve në Lindjen e Mesme

Murtaja e Bagëtive në Shqipëri /Agjencia e Ushqimit apelon për kujdes në zonat kufitare me Kosovën

Shqipëria ndër destinacionet më të mira për udhëtime solo aventuriere në vitin 2025

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.