“Unë di të them që PS e ka bërë të qartë qëndrimin e saj edhe dje në Asamblenë elektorale. Ne jemi të vendosur me të njëjtën vendosmëri, shpresë, vullnet për të cuar përpara luftën për të pasur sa më shumë punësim, sic kemi cuar përpara luftën për reformën në drejtësi, për të pasur sa më shumë infrastrukturë sic kemi cuar përpara luftën për reformën në energjinë elektrike dhe jemi të vendosur dhe e dimë shumë mirë se reforma të tilla nuk mund të arriheshin pa një aleancë kaq të gjera. Unë mendoj që ky koalicion do të vazhdojë sepse ne kemi akoma shumë punë për të bërë, kemi shumë punë përpara. E kemi treguar që kemi një vullnet të palëkundur, sepse mund të kishim qëndruar një mazhorancë e vogël, vetëm të qeverisnim apo administrimin e punëve, por kemi marrë kosto duke bërë reforma. Është dicka e mirë për qytetarët shqiptarë, marrëveshja do të arrihet shumë shpejt. Rrugëtimi ynë ka qenë i skuksesshme dhe janë bërë reforma sa nuk janë bërë në 25 vjet”,- u shpreh Bushati.
Kryeministri Edi Rama dhe aleati kryesor në qeverisje, Ilir Meta darkuan së bashku në një nga lokalet në afërsi të ‘Pazarit të Ri’ mbrëmë në Tiranë.
Në qendër të diskutimit mes dy aleatëve në qeverisje mesohet se ishte rinovimi i koalicionit edhe për një tjetër.
Takimi mes Ramës dhe Metës erdhi një ditë pas 1 Prillit, ndërsa nga takimi i sotëm pritet një qëndrim për të ardhmen, nëse PS dhe LSI do të shkojnë bashkë në zgjedhje apo vetëm.
Nga Asambleja e PS që u zhvillua dje, Rama u shpreh se socialistët janë gati, ndërsa i takon LSI për të vendosur.
Ndërsa ditët e fundit mes dy partive kryesore në qeverisje ka pasur replika në distancë për cështjen e kanabisit dhe reformën e arsimit. (M.D/ Shuplaka)