Tarifa prej 5 eurosh që është vendosur për kalimin në ‘’Rrugën e kombit”, në shumicën dërrmuese të njerëzve është konsideruar e lartë.
E megjithatë qeveria duket e vendosur që mirëmbajtjen e saj t’ia besojë kompanive koncensionare.
Po mes të pakënaqurve renditet dhe deputeti socialist Pjerin Ndreu. Sipas tij 5 euro janë shumë për t’u paguar.
Pavarësisht kësaj thotë ai Sali Berisha dhe Lulzim Basha nuk kanë gojë që të flasin pasi ata janë strumbullarët e vjedhjes së 230 milionë dollarëve.
‘’Edhe mua nuk me pelqen aspak ajo tarife e kalimit ne rrugen e kombit, eshte e larte ! Por Lulezim Basha me Sali Berishen e ca buburrece, derivat te tyre, te jua kursejne shqiptareve “irritimin” gjoja se po mbrojne shqiptaret. Jane ata strumullaret e vjedhjes jo pak, por te 230 milion dollareve. Jane deformuesit e nje projekti qe besoj e sheh me sy gjithkush qe kalon ne ate rruge. Ju ka ardhe goja hajduteve e kerkojne drejtesi. Me keta lloj njerezisht ky vend prek fundit. Ata qe jane shkaku i zullumit, ata bertasin per pasojen qe vete e kane prodhu!”, shkruan Ndreu.
(E.K/FAXWEB)