17:40 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Deputeti socialist publikon mesazhet me deputetin e LSI-së: Po ti s’ke b*thë me hap telefon!

18:03 | 08/04/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Deputeti socialist publikon mesazhet me deputetin e LSI-së: Po ti s’ke b*thë me hap telefon!

Deputeti i Partisë Socialiste Vladimir Kosta u rikthet sërish deklaratave të tij lidhur me koalicionin me LSI-në. Ai ka publikuar disa mesazhe me deputetin e LSI-së Përparim Spahiu, më të cilin kishte debatuar pas një sherri me të vëllanë e Spahiut. Debati mes tyre ka degraduar në nivel të ulët gjuhësor ku njëri i është drejtuar tjetrit me fjalët:Po ti s’ke b*thë me hap telefon!

Kosta tregon se pas këtij debati me sms, nuk do guxojë më ti telefonojë vëllezërit Spahiu.

“Më duhet tu them sot vëllezërve Spahiu se nuk i marrë më në telefon… sepse mund të rastis që niveli i alkoolit të Drejtorit të jetë sërish i lartë dhe më pas do të më duhet të kërkoj mbrojtje nga shteti nga një drejtor i shtetit që gjithë kohës e gjen tapë.”, shkruan deputeti i PS-së.

POSTIMI I KOSTËS

Të nderuar miq socialistë!

Në emisionin e së enjtes, “Të PaEkspozuarit” unë dhashë opinion tim lidhur me bashkëjetesën PS-LSI. Pas disa reagimeve që pati për qëndrimin tim ndaj aleancës me LSI, e ndjej të nevojshme të sqaroj të gjithë socialistët për arsyet se pse jam kategorik kundër këtij koalicioni.

Në intervistë thashë se bashkëqeverisja ka qenë armiqësore, sidomos mes radhëve të deputetëve të PS dhe LSI. Po ju sjell një rast për ta vërtetuar këtë që them dhe që lidhet pikërisht me deputetin Përparim Spahiu, i cili në emision tha se “PS duhet t’i jetë mirënjohëse LSI-së”?!!!!

I vëllai i deputetit të LSI është drejtor i përgjithshëm i DPSHTRR-së. I telefonova një ditë drejtorit që të pajisesha me një autorizim që vërtetonte se makina ime ishte me impiant gazi. Është një procedurë teknike e thjeshtë dhe brenda rregullave. Të nesërmen do bëja një rrugë të gjatë dhe doja që të mos kisha probleme në pikat kufitare.

Telefonata ime me drejtorin: Përshëndetje drejtor, jam Vladimir Kosta, më duhet një autorizim për një impiant gazi etj, etj,…

Përgjigja e drejtorit (siç duket nën efektin e alkoolit gjatë vaktit të drekës ishte): “Ik ër ti me gjithë autorizim…”. Nuk reagova, dëgjova të qeshurat e tyre në tavolinë dhe thashë se do jetë ndonjë keqkuptim!

Por realisht u shqetësova për këtë mënyrë komunikimi dhe fill pas kësaj fyerje mora në telefon të vëllanë, deputetin Përparim Spahiu. Duke menduar se jemi kolegë dhe për më tepër aleatë, i thashë edhe me pak humor: “O Rimi, more ky Ylli ka pirë!!!?”. Por në vend të një sqarimi normal, deputeti i LSI që duket se i di problemet e të vëllait për pijet alkoolike, mu kundërvu ashpër, me gjuhën e një rrugaçi duke më kërcënuar edhe në emër të dibranëve!!! Deri në atë moment dija që Dibra mbahet për njerëz me kulturë dhe intelektualë dhe jo për të fortë. Nuk e dija dhe që vëllezërit Spahiu “të marrkan gjak në vetull siç thotë populli!”.

Më duhet tu them sot vëllezërve Spahiu se nuk i marrë më në telefon… sepse mund të rastis që niveli i alkoolit të Drejtorit të jetë sërish i lartë dhe më pas do të më duhet të kërkoj mbrojtje nga shteti nga një drejtor i shtetit që gjithë kohës e gjen tapë.

Kur një deputet i PS merr këtë përgjigje, mendoni çfarë heqin socialistët e thjeshtë në zyrat e LSI? Çfarë borxhi u kanë socialistët këtyre të LSI të sillën në këtë mënyrë? Ka raste pa fund se si socialistëve u përplasen në fytyrë zyrat e shtetit nga drejtuesit e LSI. Kjo është bashkëjetesa e mes PS dhe LSI? Për këtë duhet tu jemi mirënjohës këtyre të LSI?

Përmenda një rast personal në marrëdhëniet mes aleatëve, sepse nuk dua të citoj emra socialistësh dhe qytetarësh që kanë pasur trajtim skandaloz nga zyrtarët e LSI. Ju garantoj se ka pa fund raste të tilla shumë herë më flagrante sesa kaq. (D.D/Shuplaka)

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1536″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Etiketa: Perparim SpahiuVladimir Kosta
Pas

Operacione vetëm në letër, si përfituan spitalet private para nga shteti

Para

Parashikimi i Ndokës: LSI do dalë nga qeveria, Rama do përpiqet të qeverisë me zv/ministra

Para
Ndoka sulmon Tahirin: “Ndërkohë që krimi merr revansh, ministri feston”

Parashikimi i Ndokës: LSI do dalë nga qeveria, Rama do përpiqet të qeverisë me zv/ministra

Discussion about this post

 



Të Fundit

Këshilli i Sigurimit të OKB deklaratë të përbashkët: Izraeli të heqë bllokadën dhe të lejojë ndihmat humanitare

Tragjike në Alpet e Zvicrës, orteku i merr jetën dy alpinistëve italianë

Kapet me 4.5 kg kokainë dhe armë/ Arrestohet 27-vjeçari shqiptar në Savona të Italisë, vlera e drogës shkon në 350 mijë euro

GJKKO konfiskon 5 pasuri të Indrit Veizit dhe liron nga sekuestro 4 të tjera! Rrëzon pjesërisht kërkesën e SPAK-ut

Kufizohet kredia për qytetarët për blerje banese, vendimi i Bankës së Shqipërisë publikohet në fletoren zyrtare

Për herë të parë në Spanjë! Gjykata jep vendimin e paprecedentë, 5 tifozë dënohen për racizëm ndaj Viniciusit

Çelet në Berat ekspozita e artistit Sadik Kasa me 75 punime unike

Paralajmërimi: Tornado mund të godasë zona të ndryshme të Mbretërisë së Bashkuar sot

Erdogan: Civilët në Gaza po përjetojnë ferrin, të ndalet ekspansionizmi i Izraelit

Sulm me bombë ndaj autobusit të shkollës, ka viktima

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.