13:28 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Deputeti socialist: Zgjedhjet pa opozitën, mungesë alterantive për qytetarët shqiptarë, jo fatalitet!

22:14 | 05/04/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Deputeti socialist: Zgjedhjet pa opozitën, mungesë alterantive për qytetarët shqiptarë, jo fatalitet!

I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, deputeti i Partisë Socialiste Ulsi Manja ka komentuar deklaratat e kreut të LSI-së Ilir Meta, për qeverinë e besimit.

“Qeveri besimi, kur dihet që në demokraci qeveria është vullnet i shumicës. Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë që të shkëpusësh në mënyrë të njëanshme kontratën me shumicën e qytetarëve shqiptarë për të krijuar një qeveri të pakicës. Kjo pastaj do të ndryshonte standardet demokratike në një vend. Pra duke e kthyer nga një vullnet i shumicës në një vullnet të pakicës.

Nëse ne do pranojmë në këtë situatë normale të funksionimit të institucioneve demokratike të shtetit një qeveri të pakicës, i bie që të vendosim një standard he një precedent që nuk na garanton në një të ardhme pas 4 vjetësh se kjo nuk do të ndodhë edhe me opozitën e radhës që do të jetë në Shqiëpri. Kjo i bie që të kthehemi nga një republikë demokratike, ku kushtetuta si libri themeltar i shtetit është e detyrueshme për tu zbatuar nga të gjithë në një republikë, ku vendimet e rëndësishme që lidhen me qeverisjen e vendit merren në mënyrë ekstrapolitike dhe ekstrainstitucionale.

Rruga më e mirë për të garantuar standardin në zgjedhje janë masat institucionale dhe ligjore. Nëse do kishte dialog real dhe kauz të vërtetë që kërkon opozita ne sot si qeveri do ti kishim kërkuar OSBE/ODIHR shtimin e numrit të vëzhgues të huaj në Shqipëri për të monitoruar zgjedhjet në Shqipëri.”, tha Manja.

Ndërkohë, lidhur me deklaratat e opozitës për të mos marrë pjesë në zgjedhje pa krijimin e një qeverie teknike, deputeti socialist tha se nëse një gjë e tillë do ndodhte, pra nëse opozita nuk merr pjesë në zgjdhje, kjo do të ishte një mungesë alternative për qytetarët.

“Zoti Meta bashkëaleati ynë ka ofruar ose është vënë në dispozicion të zgjidhjes së kësaj krize politike jo të vendit, por të opozitës me qëllimin e mirë për ta sjellë opozitën e vendit në zgjedhjet e 18 qershorit. Zgjedhjet pa opozitën do të ishte mungesë alterantive për qytetarët shqiptarë, por jo fatalitet.

Kushtetuta shqiptare me ndryshimet e 2008 flet për mocion mosbesimi dhe mocion besimi. Mocionin e mosbesimit e kërkon opozita dhe kushdo tjetër në pakicë kur i ka numrat, 71 mandate emrin e kryeministrit të ri dhe kërkon mocion mosbesimi, kështu thotë kushtetuta.”, shtoi Manja.

Kreu i LSI-së Ilir Meta, dy ditë më parë deklaroi se do ta vazhdonte koalicionin me PS-në vetëm me kusht nëse kryeministri Edi Rama do të ofronte një qeveri besimi për opozitën. Madje Meta ofroi edhe mandatet e LSI-së në qeveri, në dispozicion të Partisë Demokratike, në mënyrë që kjo e fundit të ketë një rol në procesin zgjedhor.  (D.D/Shuplaka)

Etiketa: DeputetIlit MetaopozitaUlsi Manjazgjedhjet
Pas

Braçe tallet me Dukën për humbjen në UEFA, i kujton Ersekën

Para

Sulmi në Siri, SHBA dhe Rusia bëjnë deklarata të kundërta

Para
Sulmi në Siri, SHBA dhe Rusia bëjnë deklarata të kundërta

Sulmi në Siri, SHBA dhe Rusia bëjnë deklarata të kundërta

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shkodër /Starton operacioni ndërkombëtar “LIQENI 2025” për sigurinë në zonat kufitare dhe ujore

Tre javë në flakë, anija me 3 mijë makina përfundon në fund të detit

Stuhitë godasin Francën, 2 të vdekur dhe 17 të plagosur

Rama për The Guardian: S’pranojmë emigrantë nga Britania

Khamenei reagon pas përfundimit të luftës: E shtypëm Izraelin, SHBA nuk fitoi asgjë

“Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, momenti i duhur për të kaluar pishtarin”, Rama: Integrimi do të ishte arritje personale

“Hoqe Dash Sulën, vure Ilir Metën”, Balla “shpërthen” ndaj Berishës

Seuli: Koreja e Veriut mund të dërgojë më shumë trupa në Rusi së shpejti

Mberrijnë në Gaza kamionët me ndihma të OKB-së

Gjermania në borxhe rekorde! Parashikon të shpenzojë rreth 850 miliardë euro kredi të reja deri në 2029

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.