Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi ka treguar se në Qarkun e Dibrës qeveria prej 4 vitesh nuk është prezent pasi nuk ka asnjë investim. Sipas deputetes vetëm në Mat, Bulqizë dhe Dibër kanë ngordhur rreth 600 lopë por ka ardhur asnjë kompensim qeveritar.
“Është e patolerueshme nga qytetarët Matjanë por në tërësi për Qarkun Dibër. Qeveria në 4 vite nuk duket në këtë Qark. Qytetarët nuk shikojnë dhe nuk ndjejnë asnji investim qeveritar. Asnji inaugurim qeveritar. Shërbimi spitalor në kushtet më skandaloze.
Vetëm në Mat , Bulqizë dhe Dibër kanë ngordhur rreth 600 lopë por nuk vjen asnji kompensim qeveritar. Ndërkohë që milionat e miratuara për këtë kompensim zhduken.
Zonës tonë milionat ja duan dhe ja marrin nga pasuritë natyrore , por nuk ja kthejnë as një qindarkë për shërbime, për infrastrukturë, për shkolla , për kopshte , për qendra shëndetësore , për një jetë më të mirë. Ky qark vazhdon të mbetet qarku me i varfër dhe i pa zhvilluar. Ku është premtimi për Rrugën e Arbërit ?. Ku është premtimi për statusin e minatorit?. E nëse qytetarët nuk ju kanë parë deri me sot , mos ju shkoni më fare. Votën e tyre nuk do ta keni . Prandaj në protestën e 18 shkurtit ishin qindra qytetarë Matjanë e Dibranë që nuk i besojnë më kësaj qeverie.”, shprehet deputetja Çupi.