Deputetja demokrate Arbjola Halimi ka pasur një ‘grindje’ me prindërit e saj. Në fakt të gjithëve na ndodh që të kemi mospajtimet tona me prindërit.
Po padyshim që deputetja ka pasur të drejtë në këtë rast. Duke marrë parasysh moshën e tyre ajo nuk ka dashur që ata të qëndrojnë edhe natën te çadra e protestës së opozitës.
‘’Duke u grindur me nja dy demokratë që nuk u doli dita e duan të qëndrojnë ende në çadër☺. My mom & dad’’, shkruan Halimi.
Duhet thënë se ditë pas dite çadrës së opozitës i janë bashkuar jo vetëm qytetarë të shumtë po edhe familjarë të deputetëve. (E.K/SHUPLAKA)